Patëllxhanë turshi
Përbërësit:
- 1 kg patëllxhanë
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 5 thelpinj hudhër
- 2 tufë majdanoz
- Kripë të trashë
- Piper kokërr
- Gjethe dafine
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Patëllxhanët i presim në disqe, i lëmë në uje të ngrohtë me kripë për 1 orë. Kullojmë ujin, presim specat në kubikë, shtojmë majdanozin e grirë imët, hudhrat dhe vajin e ullirit. I përziejmë mirë. Në një tenxhere tjetër shtojmë ujë, kripë të trashë, gjethe dafine dhe piper kokërr. Lëngun e shtojmë në kavanoz ku kemi hedhur patëllxhanët. Mbyllim kapakët dhe i lëmë në një vend të errët për 1 javë.
Komento