Turshi me speca të mbushur me lakër
Përbërësit:
- Speca
- Hudhër
- Lakër e bardhë
- Kripë e trashë
Përgatitja:
Specat i pastrojmë nga farat, i kriposim përbrenda dhe i hedhim nga pak hudhër të shtypur. Lakrat i presim në fije shumë të holla, i kriposim dhe i lëmë të qëndrojnë pak. Më pas i shtrydhim sa të zbuten dhe mbushim specat. Specat e mbushur mirë i vendosim në fuçi ose enë plastike, i hedhim lëngun që kanë lëshuar lakrat. Vendosim duke rënduar një pllakë guri ose diçka tjetër, mbyllim enën dhe e vendosim në vend të freskët për 21 ditë.