Tushaj: Do kualifikojmë qendrat
e fshatrave, zgjidhim konfliktet
Teksa prezantonte projektin e tij përpara banorë të fshatit Kotërr në zonën e Dajçit, kandidati i majtë për bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj u shpreh se kërkon mbështetjen e tyre sepse janë drejtimi i duhur që dinë të hartojnë projektet e duhura që i duhen të gjitha zonave.
LEZHË - Teksa prezantonte projektin e tij përpara banorë të fshatit Kotërr në zonën e Dajçit, kandidati i majtë për bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj u shpreh se kërkon mbështetjen e tyre sepse janë drejtimi i duhur që dinë të hartojnë projektet e duhura që i duhen të gjitha zonave.
Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Lezhës, z. Viktor Tushaj i shoqëruar dhe nga deputeti i qarkut, z. Arben Ndoka u takua me banorë të fshatit Kotërr në zonën e Dajçit.
Gjatë bashkëbisedimit, banorët ngritën shqetësimin e certifikatave të pronësisë dhe të mungesës së infrastrukturës.
Kandidati i ASHE-së, Viktor Tushaj premtoi zgjidhje të problemeve dhe një vëmendje më të madhe për zhvillimin e zonës.
“
Gjithë ajo energji e derdhur në fshatin Kotërr ka pasur nevojë për një mbështetje dhe për një vëmendje shumë më të madhe për të ndërtuar të gjitha ato çfarë i duhen Kotrranëve dhe për të mos u larguar. Unë jam i bindur se autoriteti i kryetarit të ardhshëm të bashkisë do të jetë një autoritet shumë më i madh për të zgjidhur konfliktet e titujve të pronësisë, gjë që nuk duhet të vazhdojnë më. Duhet të zgjidhet njëherë e mirë dhe ju garantoj se autoriteti i kryetarit të bashkisë, por edhe mekanizmat që do të ketë nesër bashkia e ardhshme, absolutisht duhet të jenë të mjaftueshme për të zgjidhur çdo lloj konflikti”, - tha Tushaj.
Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane deklaroi se do të kualifikohen të gjitha qendrat e fshatrave të cilët do të funksionojnë si qendrave komunitare.
“Ne jemi drejtimi i duhur sepse dimë të hartojmë projektet e duhura që i duhen të gjitha zonave. Dimë të hartojmë projekte me standarde të larta. Ne do të bëjmë të mundur kualifikimin e të gjitha qendrave të fshatrave tona të cilët të funksionojnë si qendrave komunitare. Ju garantojmë se do të dimë të trokasim në dyert e duhura, do të dimë të marrim mbështetjen e duhur, investimet e duhura, për t’i siguruar Kotrrit, njësisë administrative të Dajçit, por edhe gjithë Bashkisë së Lezhës një zhvillim ekonomik të garantuar”, - tha më tej Tushaj.
Deputeti i PS-së për qarkun Lezhës, z. Arben Ndoka kërkoi mbështetje për kandidatin e përbashkët të ASHE, z. Viktor Tushaj duke e vlerësuar si njeriun e duhur për zhvillimin ekonomik të Lezhës.
Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj në këtë takim u shoqërua edhe nga deputeti i qarkut, Arben Ndoka
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.7%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ PSG përmbys 4-2 Cityn në derbin e milionave, fitojnë Interi dhe Milani! Real Madrid shënon pesë gola, Bayern turpërohet në Holandë
22 Janar, 23:02
-
Itali/ Kishte groposur mbi 2 kg kokainë në kopshtin pranë shtëpisë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar me precedentë!
22 Janar, 22:55
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, Spahia: Princ Leka do ankimojë vendimin, i motivuar politikisht! Çaça: Duhej të ishte dënuar edhe Elia
22 Janar, 22:40
-
Zyrtare/ Bologna i përmbysi në Champions, Dortmund shkarkon trajnerin Nuri Sahin
22 Janar, 22:29
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25
-
Detaji i dosjes/ Pretendimet e Elia Zaharias në Gjykatë: Mora lëndime nga shtyrja prej Lekës!
22 Janar, 22:04
-
Mourinho bën 'shopping' në Paris, Milan Skriniar përforcon Fenerbahcen
22 Janar, 21:52
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, REPORT TV zbardh vendimin e Gjykatës: Sherri nisi për një dollap mes Gjergj Zaharisë e Princ Lekës! Ja pse u shfajësua Elia
22 Janar, 21:51
-
10 vite stërvitje dhe dietë ekstreme, njihuni me 25-vjeçarin kampion që sakrifikon për Bodybuilding
22 Janar, 21:47
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
22 Janar, 21:16
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54