Tushaj: Lezha do ketë bashki pilot
 garantojmë zhvillim ekonomik

Tushaj: Lezha do ketë bashki pilot<br /> garantojmë zhvillim ekonomik
LEZHË - Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj është ndalur në lagjen “Beslidhja” e ashtuquajtur zona e Bregut të Drinit ku ka shpalosur përpara banorëve programin e tij për qytetin. Në këtë takim ai ishte i shoqëruar edhe nga deputetët e qarkut të Lezhës, Gjovalin Kadeli dhe Arben Ndoka të cilët vlerësuan kandidimin e Tushajt në këtë qytet

Teksa shpalosi platformën e tij elektorale, për katër vitet e ardhshme nëse do të jetë në krye të bashkisë së Lezhës, Tushaj, vlerësoi mbështetjen e qeverisë shqiptare për realizimin e atyre projekteve madhore të cilat po japin efektet e tyre në rritjen e standardit të jetës së qytetarëve lezhjanë.

Në harkun e këtyre viteve kemi ditur të ndërtojmë ato modele, kemi ditur që të vendosim gurë të rëndësishëm në themelin e zhvillimit për të ecur përpara. Përpiqem që ta transformoj qytetin duke u ardhur në ndihmë nevojave dhe shqetësimeve për ta shfrytëzuar së bashku qytetin. Unë sot vij përpara jush pa dyshim që të shpalos dhe platformën elektorale për katër vitet e ardhshme në krye të bashkisë së madhe. Unë vij me avantazhin e asaj eksperience që kam në krye të baskisë, në njohjen e gjithë problematikave që ka bashkia e qytetit. Vij me avantazhin e gjithë eksperiencave që kam në ndërtimin e projekteve dhe në realizimin e disa projekteve të cilat sot na bëjnë krenarë si qytetarë të Lezhës. Infrastruktura, shkollore ka qenë një ndër problemet që ka tërhequr vëmendjen tonë. Janë ndërtuar shkolla të reja në qytetin e Lezhës, sa nuk janë ndërtuar në asnjë bashki tjetër. Janë rikonstruktuar shkolla falë bashkëpunimit me partnerët dhe me donatorë”, - deklaroi  Tushaj.

Kandidati i majtë për këtë bashki tha se një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe qendrës së qytetit.

“Rruga e kalasë së qytetit jam i bindur se ka bërë krenar çdo qytetar lezhjan sepse e kemi bashkuar tashmë me vizitorët, por dhe me qytetarët një nga asetet më të rëndësishme, me kalanë e qytetit. Kemi ndërtuar edhe infrastrukturën e tjetër që ishte e pamenduar si rruga dytësore e spitalit që është nevojë e të gjithëve. Ajo që mua sot më bën akoma më krenar është qendra e qytetit të Lezhës, qendra e qytetit e cila besoj jo vetëm ka bërë krenar edhe Kryeministrin, por na ka bërë krenar të gjithë ne që jemi partnerë të realizimit të këtij projekti. Shëtitorja e Bregut të Drinit, një shëtitore për të cilën besoj se të gjithë qytetarët e kanë ëndërruar të cilën vizitorët turistë, por edhe qytetarët ndjehen krenarë për një shëtitore të Bregut të Drinit që do të jetë modeli më i mirë që do të na udhëheqë në të ardhmen që ta realizojë në të gjithë gjatësinë e lumit Drin. Unë jam i bindur se të gjitha këto nuk janë gjithçka që kanë nevojë qytetarët”, - u shpreh ai.

Tushaj theksoi se ndarja e re territoriale do t’i japë një impuls të ri zhvillimit ekonomik duke rritur potencialet e Lezhës.

“Unë jam i bindur se shumë e shumë gjëra të tjera duhen për qytetarët, reforma administrative territoriale do t’i japë një autoritet tjetër Bashkisë së Lezhës. Do t’i japë një autoritet tjetër për shkak të numrit të banorëve janë 120 mijë banorë, janë 460 kilometra katrorë, janë resurse që i bashkohen resursit që ka qyteti. Do t’i shtohet resursi i bujqësisë, do t’i shtohet një vijë prej 29 kilometra bregdete, do t’i shtohen dy laguna dhe të gjitha së bashku këto resurse me kapitale të mrekullueshme njerëzore, do ta kthejmë bashkinë e Lezhës në një bashki pilot dhe do t’i garantojë kësaj bashkie zhvillimin ekonomik”, - tha Tushaj.

Ndërkohë kanë kërkuar mbështetjen e qytetarëve edhe deputetët e zonës, duke e konsideruar kandidatin e kësaj mazhorancë si alternativën më të mirë për qeverisjen e pushtetit vendor.

“Viktorin e kemi në mesin tonë për shumë e shumë arsye, por arsyeja kryesore është se Viktori është njeriu që po fillon dhe po transformon Lezhën në drejtimin e duhur për shkak të një numri të madh deputetësh që Viktori mbështetet prej tyre. Mbështetet jo vetëm sot gjatë fushatës, por do të mbështetet edhe nesër në organizimin e projekteve të tij për shkak të marrëdhënieve të shkëlqyera që ka si znj. Mimi Kodheli, si znj. Monika Kryemadhi, nga unë apo z. Arben Ndoka në qeverinë aktuale”, - tha Gjovalin Kadeli.

Edhe deputeti i PS-së Arben Ndoka vlerësoi kandidaturën e Viktor Tushaj.

“Ne jemi përballë një sfide tjetër tashmë, një sfidë të cilën në një farë mënyre Viktori na e lehtëson për faktin që e ka demonstruar nëpërmjet vizionit të tij, dëshirës, vullnetit, për ta shndërruar qytetin, për ta kthyer në një kantier ndërtimi në kuptimin pozitiv, për ta bërë këtë një shtet të vogël të Europës. Ne jemi në qeveri, Viktorit nuk i mungon kurajo për të paraqitur projekte, gjë të cilën e ka bërë deri tani dhe në realizimin dhe marrjen e projekteve do të ketë si garanci të gjithë deputetët që e mbështesin në çdo hap për fitoren e tij”, - theksoi Ndoka.
tushaj

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona