Tusk: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

/ATSH-TANJUG/ - Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaroi dje se shpresonte që kapitujt e parë të bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE do të fillonin shumë shpejt pasi nuk kishte alternativë tjetër më të mirë për të ardhmen e Ballkanit sesa në union.
Gjatë një konference shtypi me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç në Beograd, shefi i Këshillit Evropian u shpreh i kënaqur për përparimin e vendit ballkanik drejt rrugës për në BE.
"Jam i bindur se Vuçiç do të bëjë gjithçka për ta sjellë Serbinë sa më afër Bashkimit Evropian, një marrëdhënie me vlera të mëdha për ne", theksoi Tusk.
"E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE dhe nuk ka alternativë tjetër më të mirë për rajonin dhe për të gjithë ne", nënvizoi ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai