/ATSH-AFP/ - Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk paralajmëroi sot kundër një ndarjeje mes Lindjes dhe Perëndimit të Bashkimit Evropian për pritjen e refugjatëve, para pritjes në Bruksel të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, vendi i të cilit është bërë një qendër për imigrantët.
"Më falni për thjeshtësinë, por kjo është si një ndarje mes Lindjes dhe Perëndimit të Bashkimit Evropian", u shpreh i shqetësuar Tusk gjatë një fjalimi para ambasadorëve të BE-së sot në mëngjes.
"Disa shtete anëtare mendojnë vetëm të frenojnë valën e imigrantëve, që është simbolizuar nga mbyllja e diskutueshme në Hungari, ndërkohë që të tjerë dëshirojnë më shumë solidaritet duke mbrojtur të ashtuquajturat kuota tp detyrueshme të shpërndarjes së refugjatëve mes 28 vendeve të Bashkimit Evropian", shtooi presidenti i Këshillit.
"Kjo është një sfidë kyçe për të gjetur një emërues të përbashkët, por ambicioz", theksoi ai, ndërkohë që Gjermania nuk është shprehur hapur kundër disa vendeve të Evropës lindore që refuzojnë të presin refugjatët përmes këtij sistemi.
Orban do të pritet gjithashtu sot në Bruksel nga presidenti i Partlamentit Evropian, Martin Schulz dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Budapesti, stacioni kryesor i trenit në kryeqytetin hungarez, ku qindra imigrantë u evakuan të martën, rihapi sot portat, por linjat për në Evropën Perëndimore mbeten të ndërprera.