Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk ka rikthyer sërish vëmendjen tek vendimi negativ i Evropës për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë  e Veriut.

Ditën e sotme duke folur rreth vendimeve të marra nga Samiti i Këshillit Evropian më 17-18 tetor, Tusk ka thënë se vendimi që u mor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte një gabim dhe sipas Tusk këtë mendim të tijin ua kishte thënë edhe liderëve të BE.

Më pas Tusk ka thënë se tani ai shpreson që liderët e BE do të mund të gjejnë konsensusin që unanimisht të japin një vendim pozitiv për hapjen e negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor përpara Samitit të Zagrebit që do të mbahet në maj të viti 2020.


Pjesë nga deklarata e Tusk:

"Udhëheqësit zhvilluan një debat të vështirë për zgjerimin. Pas rekomandimit të qartë nga Komisioni, një shumicë dërrmuese e vendeve anëtare dëshironin të hapnin bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Përkundër kësaj, unanimiteti i kërkuar nuk ishte i mundur javën e kaluar. Sipas mendimit tim, ky ishte një gabim, të cilin ua kam thënë udhëheqësve (dhe unë kam qenë pak më i drejtpërdrejtë atëherë). Tani mund të shpresoj vetëm se liderët nxjerrin përfundimet e duhura, kur diskutojnë procesin e pranimit përpara samitit të Zagrebit në maj të vitit 2020."