'Financial Times': Macron, gabim historik për negociatat! Rrezik destabilizimi në Ballkan

'Financial Times': Macron, gabim historik për negociatat! Rrezik destabilizimi në Ballkan

"Financial Times" e cilëson si një gabim historik veton e Presidentit francez për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Sipas "FT", blloku duhet të hapte bisedimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë, pastaj të reformojë veten. Bllokimi i hapjes së negociatave erdhi pikërisht nga një drejtues që pretendon të ilustrojë frymën evropiane të solidaritetit dhe bashkëpunimit, shkruan më tej 'FT' për Presidentin e Francës. 

"Vetoja e Emmanuel Macron kundër fillimit të negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut javën e kaluar mund të mbahet mend si një gabim historik që dobëson Evropën dhe minon aspiratat e saj për t'u bërë një fuqi gjeopolitike. Macron minoi besimin dhe destabilizoi oborrin e saj të Ballkanit. Dhe e gjithë kjo nga një drejtues që pretendon të vendosë frymën evropiane të solidaritetit dhe bashkëpunimit.

Macron dha dy argumente për vendimin e tij. E para është që BE-ja duhet të forcojë politikat dhe institucionet e saj ekzistuese përpara se të shtojë anëtarë të rinj. E dyta është se procesi i zgjerimit është në vetvete i gabuar në atë që ofron.

BE-ja duhet të rregullojë vendimmarrjen, të forcojë eurozonën dhe shumë gjëra të tjera. Por nuk ka asnjë arsye pse këto nuk mund të adresohen pasi BE të fillojë negociatat zyrtare të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, një proces që ndoshta do të zgjasë një dekadë.

Është e vështirë të imagjinohet që Macron të ndryshojë mendimin e tij para zgjedhjeve në 2022 në Francë. Duke mbyllur derën e zgjerimit, Franca lë BE-në pa një kornizë të besueshme për marrëdhëniet me fqinjësinë e saj, jo vetëm të gjithë Ballkanin Perëndimor, por vendet si Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia, për të cilët anëtarësimi është ende një propozim, megjithëse i largët.

Nëse Zaev zëvendësohet nga nacionalistët në Maqedoninë e Veriut, të cilët më pas kundërshtojnë marrëveshjen e emërtimit me Greqinë dhe ndezin të gjithë rajonin, Ballkani mund të shkojë përsëri për ditë të errëta" mbyllet shkrimi i Financial Times.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë