Tusk thirrje Trump: Respektoni aleatët, nuk iu kanë mbetur shumë

Tusk thirrje Trump: Respektoni aleatët, nuk iu kanë mbetur shumë

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk i ka bërë thirrje presidentit të SHBA-ve, Donald Trump që të ketë më shumë respekt për aletatët e tij.

E dashur Amerikë, vlerësojini aleatët tuaj, sepse nuk iu kanë mbetur shumë.

U shpreh Tusk pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mbi bashkëpunimin midis BE dhe NATO.

Marrëveshja u nënshkrua përpara një takimi dy-ditor të anëtarëve të NATO-s në Bruksel, në të cilën Tusk dhe Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Evropian, do të përfaqësojnë Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij Tusk shtoi gjithashtu se Trump po sulmon Europën pothuajse çdo ditë dhe se kjo nuk është mënyra më e mirë për të trajtuar një aleat.

Evropianët duket se janë të pakënaqur me Trump jo vetëm për shkak të deklaratës së tij mbi shpenzimet e mbrojtjes ndaj aleatëve të NATO-s por edhe pasi ai nisi një luftë tregtare me vendet anëtare të BE, duke i akuzuar ata për shfrytëzim ndaj SHBA-ve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë