Veshja e djeshme e kryeministrit në Fier nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen e pa komente nda ndjekësit e tij në rrjetin social facebook. Ironitë e komentuesve janë të shumta, por të shumta janë edhe përgjigjet me ironi aspak të kursyer të Kryeministrit.

Teksa një komentues i krahason tuat e veshura të Kryeministrit me tutat e rreperit Noizy, dhe i thotë se e ka turpëruar me atë veshje, Rama i përgjigjet: O i shkreti unë që të turpërova ty. Po pse mo çun u turpërove? Mos u turpëro hiç fare, veshja është çështje personale dhe nuk ka ligj që e ndalon njeriun të vishet siç i vjen për mbarë e as ligj që të detyron ty të jeshë krenarë apo i turpëruar nga veshja e dikujt tjetër…

Ditën e djeshma Kryeministri Rama ishte i pranishëm në Fier në për të parë nga afër përfundimin e një investimi për ujësjellësin e qytetit. 
rama

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com