TIRANE- Pas lajmit të publikuar nga Shqiptarja.com, për vdekjen e 27 vjecarit italian Luca Olivoto në mënyrë të mistershme pas një injeksioni të realizuar në Universal Hospital në tiranë, TVA1 Report ka qenë sot pranë këtij spitali për të marrrë një version të ngjarjes nga stafi.
TV A1Report ka qenë sot pranë këtij spitali për të mësuar se si është kryer kjo ndërhyrje, cili mjek e ka ndjekur dhe arsyet e vdekjes së të riut italian. Por grupi i xhirimit dhe gazetari i televizionit A1 Report, Arsen Rusta, është bllokuar nga roja i cili kishte mbyllur derën dhe nuk lejonte të futeshin brenda. Ai thoshte se spitali prej dy vitesh nuk funksiononte, ndërkohë që brenda ambienteve dukeshin punonjës sanitarë të cilët pastronin por dhe qytetarë që hynin e dilnin. Gjithashtu në QKR ky spital rezulton të jetë ende në aktivitet. Gjithashtu roja i spitalit, i cili mbante në dorë gazetën e sotme të Shqiptarja.com ( ne foto)deklaroi se nuk njihte mjekun italian Tulio Simoncini.
Aktualisht policia shqiptare dhe prokuroria shqiptare po punojnë për të hetuar statusin e mjekut Tullio Simoncini, të cilit në shtetin Italian i është hequr e drejta e profesionit.
/Shqiptarja.com