TV dixhitale, OSBE shtyn për
më vonë tryezën e diskutimeve

TIRANE- OSBE shtyn për një datë të pacaktuar tryezën e rrumbullakët, ku ishte parashikuar diskutimi projektstrategjisë për kalimin e transmetimeve radiotelevizive nga analoge në dixhitale (numerike).

Në një njoftim të djeshëm zyra e shtypit OSBE njoftoi për zhvillimin e kësaj tryeze të rrumbullakët sot paradite, në orën 09:00 në hotelin “Sheraton”, por nëpërmjet një njoftimi të mëvonshëm OSBE deklaron se tryeza është shtyrë për një ditë tjetër, por pa caktuar datën.

”Ju njoftoj se me tryeza e rrumbullaket per transmetimet dixhitale, e lajmeruar per sot, 10 janar, ora 9, ne hotelin Sheraton, do te zhvillohet ne nje date te mevonshme.”-thuhet në njoftimin e dytë të OSBE-së

Që prej vitit 2007, parlamenti ka miratuar një ligj, sipas të cilit viti 2012 do të ishte viti i fundit, gjatë të cilit do të ketë transmetime tradicionale analoge nga media televizive në vendin tonë. Pas kësaj, me detyrim, të gjithë subjektet duhet të transmetonin vetëm me teknologjinë dixhitale tokësore, apo "numerike".

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Trump urdhëron shkarkimin e menjëhershëm “të të gjithë prokurorëve” të emëruar nga Biden

Trump urdhëron shkarkimin e menjëhershëm “të të gjithë prokurorëve” të emëruar nga Biden