TV Klan shpall Ilva Tare
"armike të integrimit"

TV Klan shpall Ilva Tare <br />"armike të integrimit"
TV Klan e ka shpallur edhe gazetaren e njohur Ilva Tare armike të integrimit. Një kronikë e TV Klan në edicionin e lajmeve e shpall gazetaren Tare prishëse 'të një dite të gëzuar për qytetarët shqiptarë" sepse, (thuhet në kronikë) "ashtu si opozita, e lidhi statusin, me grevën e të përndjekurve politikë" (!)
Kronika e TV kombëtar Klan i referohet një pyetjeje të Ilva Tares për komisionerin Stefan Fule në Bruksel. "Klan" ka transmetuar vetëm fjalinë e parë të asaj që tha Fule për pyetjen e Tares, ndërkohë që konteksti i përgjigjes është më i gjerë dhe sigurisht i ndryshëm nga mëtimi i kronikës së Klan. Prerja në montazh ka tentuar të lejë përshtypjen se Fule është kundër grevës së urisë, por duhet vënë në dukje edhe dicka tjetër: Zelli për t'iu turrur kësisoj një kolegeje, duhet mbajtur shënim si moment i përshkallëzimit të një dhune verbale që po e zgjeron tashmë "rrethin e armiqve" duke i kërkuar dhe i shpallur ata edhe përtej politikës. (A.N.)

Më poshtë, pyetje-përgjigja Tare-Fule:
Ilva Tare: Komisionier Fule, pak çaste pasi ju rekomanduat statusin kandidat per Shqiperinë, një i burgosur i dyte ne greve urie prej 19 ditesh i vuri flaken vetes. Nisur nga situata aktuale ne Shqiperi dhe nga progresi i reformave, dua t’ju pyes sa e bazuat rekomandimin per statusin ne meritat e Shqiperise per reformat qe ka realizuar? Sa e bazuat ne ate çfarë i thate komitetit te jashtem te PE: ruajtjen e momentit te zgjerimit dhe inkurajimin e reformave? Apo eshte nje dhurate per 100 vjetorin e pavaresise? Dhe pyetja e dyte eshte, a keni dijeni se çfare vendimi do te japin ne Dhjetor vendet anetare te BE ne Keshillin Europian. Do ta votojne statusin, po apo jo? Faleminderit

Stefan Fule:
S’me pelqeu venia ne dukje e te burgosurit, por s’kam ç'bej, ju jeni gazetare. Varet nga Shqiperia. Isha shume i qarte per kushtezimin e propozimit tone. Ka tre ceshtje kryesore qe Shqiperia duhet te realizoje. Statusi i kandidatit dhe hapja e negociatave jane dy gjera te ndryshme... Progresi do te matet me 12 prioritetet kyce qe ne i kemi sugjeruar Shqiperise, dy vite me pare. Nga 12 prioritete, Shqiperia ka pasur rezultat vetem ne 4 prej tyre, dy te tjera presim te zgjidhen se shpejti. Pra, perpara se te jemi ne gjendje te rekomandojme hapjen e negociatave per anetaresim ka ende nje numer thelbesor rekomandimesh per t'u plotesuar dhe une fola qarte edhe per zgjedhjet parlamentare vitin tjeter. Me lejo ta perseris qartazi ate qe thashe në PE: Qasja jone kreative .. lidhet me vullnetin per te gjetur hapësira qe te krijojme nje moment dhe per ta mbeshtetur momentin e zgjerimit... Ne u shprehem se me kete qajse kreative duam tu drejtohemi jo vetem elitave politike por edhe qytetareve. Besoj shume personalisht ne keto dy procese paralele qe te marrim parasysh nevojat e secilit prej 27 vendeve anetare nga njera ane dhe te 9 vendeve qe duan te anetaresohen nga ana tjeter. Ua kemi borxh kete gje, sepse eshte nje vote besimi e jashtezakonshme qe ne kohera te tilla si keto qe po kalojme ata te pranojne 9 vende te tjera qe i bien derës së BE.

*Marrë nga Respublica.al

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit

Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit