TV Rusija: Me zgjedhjet lokale
Serbia e ka njohur Kosovën

TV Rusija: Me zgjedhjet lokale<br />Serbia e ka njohur Kosovën
MOSKË - Beogradi e ka pranuar se Kosova nuk është Serbi duke iu dhënë “separatistëve të drejtë për të mbajtur zgjedhje, ka njoftuar mbrëmë televizioni Rusija në reportazhin për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.
 
"Autoritete shqiptare kanë mbajtur zgjedhjet pasur përkrahjen e SHBA e të BE, madje edhe të Beogradit. Porse askush s’i ka pyetur serbët e Kosovës nëse pajtohen me këtë. Ata kanë deklaruar se Beogradi i ka tradhtuar dhe se nuk duan të jetojnë nën pushtetin e separatistëve shqiptarë” ka thënë ky televizion, njofton B92.
 
"Numri i vogël i serbëve të Kosovës që megjithatë ka dalë në zgjedhje ka gjetur të shkatërruar vendet zgjedhore. Kokëfortësia e karakterizon shumicën e 40.0000 serbëve të Kosovës të cilët janë të ndarë nga atdheu e kufirin nuk e pranojnë”, vlerësohet në reportazh.
 
Televizioni Rusija ka theksuar se në Mitrovicë karakteristika kryesore ka qenë bojkoti dhe se as përpjekjet e përbashkëta të Prishtinës, Brukselit e të Beogradit nuk kanë ndihmuar dhe se ata serbë që kanë dalë në zgjedhje, organizatorët e bojkotit i kanë quajtur tradhtarë.
 
"Bojkoti është hap dëshpërues. Serbët e Kosovës mendojnë se Beogradi e ka këmbyer tërësinë e vet territoriale për hyrje në BE” ka vlerësuar ky televizion.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë