Televizioni Publik Shqiptar ka revoltuar sot tifozët shqiptarë të Brazilit, teksa ka ndërprerë disa herë sinjalin gjatë ndeshjes Brazil-Kosta Rika, që u luajt mesditën e sotme në kuadër të Botërorit 2018.

Problemi për ndërperjen e sinjalit ka qenë nga Rusia, aty ku po zhvillohet Botërori, por kjo ka irrituar së tepërmi tifozët shqiptarë, të cilët kanë 'shpërthyer' me fyerje e akuza ndaj Televizionit Publik Shqiptar.

Mjaft i ashpër është treguar gazetari Klodian Tomorri, i cili e cilëson RTSH si bordellon më të madhe në Shqipëri.

RTSH mund te jete bordello me e madhe ne Shqiperi. Partizanet e shtetit dhe publikes mund ta degjojne rezultatin e ndeshjes ne darke ne radio. 10 milione eurot qe paguajme taksa per TVSH-ne jane sadaka.

Gazetari Klodian Tomorri


(Postimi i gazetarit Tomorri)