Jorida Tabaku ngriti shqetėsimin se buxheti i vitit tė ardhshėm ka rreziqe tė mėdha fiskale. Ajo paralajmėroi edhe ankimimin e buxhetit nė Gjykatėn Kushtetuese nėse miratohet me kėto parametra, duke përfshirë biznesin e vogël në skemën e TVSH-së. “Diskutojmë prej kohësh kohë për TVSH-në që do të vendoset pragu, pse qeveria i heq të drejtën parlamentin për të vendosur pragun e TVSH-së dhe ia jep këtë të drejtë qeverisë? Partia Demokratike do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese në rast se ky parlament do t’i japë atribute qeverisë që nuk i takojnë" - tha Jorida Tabaku gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë.
"Edhe FMN-ja e ka kundërshtuar dhe nuk do të sjellë asnjë përfitim pasi do të ketë kosto shtesë mbi administratën dhe nuk do të keni mundësi që ta mblidhni" - shtoi deputetja Tabaku.
Akuzat për Tahirin, ikën PD, rri LSI
Pėr tė dytėn ditė radhazi, Edmond Spaho, kryetar i grupit parlamentar demokrat akuzoi maxhorancėn se mori nė mbrojtje ish-ministrin Tahiri. “Pėr kėtė reformėn e Sajmir Tahirit e keni fjalėn? Pse nuk ju vjen turp. S’i hoqėt imunitetin. T’ju vijė turp qė pėrmendni reformėn nė drejtėsi. Jeni tė zhytur nė drogė. Qesharake. Druri i shtrembėr ju kėrcėnoi”, tha Spaho. Braēe iu pėrgjigj qė tė qetėsohej dhe tė lexonte raportin e “Doing Business”. “Mė vjen keq qė jeni i nxehur. Lexoni “Doing Business”.
Pas kėtyre debateve deputetėt e PD lanė mbledhjen e Komisionit ashtu si edhe njė ditė mė parė. I pranishėm nga LSI ishte vetėm deputeti Edmond Haxhinasto i cili nuk iu bashkua bojkotit tė PD.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com











