TIRANE - Ulja e tvsh-së së ilaçeve, propozim i Partisë Socialiste në Kuvend, është debatuar ashpër ndërmjet deputetit socialist Erion Braçe dhe Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Pikën këtij debati ia ka vënë ndërhyrja e Kryeministrit Berisha, që ka mbrojtur tvsh-në aktuale prej 10%. 

BRAÇE: TË BËHET 6% TVSH-JA PËR ILAÇET

15: 30 Të bëhet 6% tvsh-ja edhe për energjinë elektrike, që po e blejnë dy herë më shpejt se në 2005-ën. Kjo të bëhet edhe për ilaçet. Kryetare, thoni më mirë se nuk dua ta heq tvsh-në për ilaçet. Ta kemi dhënë katër rresht dhe katër rresht ke kopjuar faturën tonë për të bërë relacionin tënd.

TOPALLI: GËNJEN, MË SILL FATURËN FINANCIARE

Topalli: Je në kundërshtim me Kushtetutën, s’më ke sjellë faturën financiare.

BRAÇE: 4 HERË TA SOLLËM DHE E KOPJOVE PËR RELACIONIN TEND

Efekti juaj është 80 milionë lekë, ndaj nuk e hiqni. Ta kemi sjellë katër herë dhe katër herë rresht ke kopjuar faturën tonë për të bërë relacionin tënd. Shiko procesverbalin, e ke propozimin

BERISHA: JENI PËR INTERESAT TUAJ KËTU APO TË TREGTARËVE PA DOGANË?

Nuk duhet të lejohet përdorimi i mikrofonit për të shpërndarë gënjeshtra. A mbrohen interesat e qytetarëve me këtë projektligj apo të atyre që i marrin me thes pa doganë? Prit, se s’kemi të bëjmë me xhepat tuaj këtu. Si kaloni dot kështu këto, se ju deklaroni çmime importi 10 herë më të mëdha se çmimi që blini. Por çfarë bëri qeveria për këtë?
Qeveria bëri që 90% e ilaçeve që blihen nga pensionisti shqiptar janë të rimbursueshme. Ju qani hallin e qytetarit apo të tregtarit me pushtet? Se atë lloj e kap ligji majmërisht. Pra, ligji ka synin mbajtjen e çmimeve në nivele të arsyeshme; votojeni, dilni nga interesi klanor dhe i grupit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)