Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, nëpërmjet një statusi në profilin e tij në rrjetet sociale ka reaguar për sa i përket rikthimit të TVSH-së për bizneset e vogla.

“Çudi e madhe me këta budallenjtë e çdo lloji, varieteti e gjatësie qofshin. Vetë i bënë duart gjak e duartrokitën me të madhe kur ia hoqën TVSH- në biznesit të vogël dhe po vetë prapë i bëjnë duart gjak dhe po duartrokasin tani që po ia vënë TVSH- në prapë”, shkruan Vasili në Facebook.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit:

TVSH-ja dhe budallenjtë duartrokitës

Çudi e madhe me këta budallenjtë e çdo lloji, varieteti e gjatësie qofshin. Vetë i bënë duart gjak e duartrokitën me të madhe kur ia hoqën TVSH-në biznesit të vogël dhe po vetë prapë i bëjnë duart gjak dhe po duartrokasin me të madhe tani që po ia vënë TVSH-në prapë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com