TIRANE- Regjisori i njohur Mevlan Shanaj është paditur në Gjykatën e Tiranës, nga drejtuesit e Radio Televizionit Shqiptar. TVSH-ja i kërkon regjizorit dhe aktorit Shanaj dëmshpërblimin me një shumë prej 25 milion lekë të vjetra, për shkak se sipas objektit të padisë ai i ka shkatuar një dëm moral imazhit të këtij televizioni. Padia kundër Mevlan Shanaj është depozituar në sekretarinë e gjykatës së kryeqytetit nga juristi i televizionit publik, ndërsa është rregjistruar në datën 5 maj të këtij viti.
Çështja civile mban numrin 12008 dhe ka si objekt të saj dëmshpërblimin në vlerën prej 2 500 000 lekë, si dëm moral të shkaktuar nga i padituri gjatë shfaqjes "live" të programit "Zig Zag" të transmetuar në 20 prill në ekranin e televizionit shqiptar.
Sipas akt padisë, pikërisht në këtë datë regjisori Mevlan Shanaj ka qënë i ftuar në emisionin "Zig Zag" për të promovuar dhe folur rreth filmit "Pharmakon", ku ai është producent ndërsa djali i tij Joni Shanaj është regjizori. Pretendohet se Shanaj ka ofenduar drejtuesit e Radio Televizionit Shqiptar dhe ka braktisur emisionin.
Teksa ishte duke u transmetuar emisioni, prezantuesja e tij Migena Kraja i ka kërkuar regjisë të transmetojë një pjesë nga filmit "Pharmakon", dhe më pas diskutimi të vijonte në studio rreth realizimit të filmimit.
SKENAT EROTIKE
Pjesa që kishte zgjedhur për të transmetuar televizioni shqiptar ishte disa minuta, ku mes të cilave ishte futur dhe disa skena erotike si dhe diskutime me përbajtje të kësaj natyre. Këto fjalë ishin bërë me zhurmues nga ana e montazhierëve dhe nuk u transmetuan ashtu siç ishin rregjistruar gjatë filmimeve. Pas përfundimit të insertit, linja është kthyer në studjo ku mësohet se në këtë moment regjisori Mevlan Shanaj ka marë fjalë duke pretenduar për një censurim të filmimit nga ana e drejtuesve të Radio Televizionit Shqiptar. Disa prej fjalëve që u ishte vendosur sinjali zhurmues, burime pranë TVSH-së thanë se regjizori Shanaj i ka thënë në studion e emisionit "Zig-Zag", duke bërë një veprim ofendues dhe që prish imazhin e ekranit të televizionit. Po këto burime thanë për gazetën "Shqiptarja.com" se regjisori Shanaj ka fyer hapur e me fjalë të rënda, ndërsa e ka lënë në mes emisionin duke i vënë në vështirësi përgjegjësit e këtij emisioni dhe sidomos moderatoren Migena Kraja. "Duke e konsideruar këtë një dëm të rëndë ndaj televizionit Publik Shqiptar, zyra juridike ka bërë padi ndaj Mevlan Shanajt"-shtuan burimet pranë këtij televizioni. Nisur nga kjo situatë televizioni i kërkon gjykatës që të detyrojë regjisorin Shanaj për të dëmshpërblyer me 25 milion lekë të vjetra TVSH-në për shkak të prishjes së imazhit.
PRETENDIMI I REGJISORIT
I kontaktuar nga gazeta regjisori Mevlan Shanaj në një lidhje telefonike ka pohuar fillimisht se nuk kishte dijeni për padinë e bërë nga drejtuesit e televizionit Shqiptar. Ndërkohë që më pas ai ka treguar se ky veprim mund të jetë një lajthitje e administratës së këtij televizioni, pasi nuk mund të padisë njeri rregjisorin Shanaj. Ky i fundit ka shtuar se shumë shpejt do mbyllët kjo çështje dhe se asnjë gjë nuk ka për të ndodhur, për shkak se do bisedojë rreth kësaj çështje me drejtuesit e televizionit publik shqiptar. Mevlan Shanaj është një nga rregjizosët dhe aktorët më të njohur në kinematografinë shqiptare, ku gjatë karrierës së tij ka luajtur qindra role të njohur në film por dhe në teatër.
(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com