Por, deputeti PS, Ervin Bushati, i ftuar në studion e Report Tv e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë, duke argumetuar se vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël do të sillte vetëm kosto administrative dhe jo rritje të çmimeve.
“Kjo është bërë brenda ligjeve. Në momentin që ne i kërkojmë qytetarëve të paguajnë dritat e taksat e çdo gjë, pse kjo pjesë e biznesit mos të paguaj detyrimet? Ne mendojmë që janë pjekur kushtet për ta zhdukur këtë anomali nga tregu. Nuk do të sjellë rritje të çmimeve. Nëse do të ishte kështu duhet që tani bizneset që nuk e paguajnë TVSH-në të kishin çmime më të ulëta se ata që e paguajnë, por nuk është kështu. Ne do bëjmë atë që duhet për ekonominë. Po përpiqemi të mbledhim më shumë të ardhura që të ndihmojmë njerëzit”, tha Bushati.
Pjesë nga Intervista:
Pjesa më e madh e ekspertëve janë kundër vendosjes së TVSH-së, ka kosto administrative të shtuara?
Kjo është bërë brenda ligjeve. Në momentin që ne i kërkojmë qytetarëve të paguajnë dritat e taksat e çdo gjë, pse kjo pjesë e biznesit mos të paguaj detyrimet? Ne mendojmë që janë pjekur kushtet për ta zhdukur këtë anomali nga tregu. Është njësoj si me reformën me energjinë, që çfarë nuk thuhej. Ndodhi u bë dhe nuk erdhi fundi i botës, por zbatimi i ligjit.
Energjinë don e përdor don e kursen, por produktet do ti konsumosh.
Njësoj është.
Po nëse një pjesë e bizneseve do të falimentonin, ka shumë familje që mbahen me këtë.
Ne nuk jemi të pandjeshëm. Nuk duam të shkatërrojmë ekonominë e të lemë njerëz pa punë. Kjo është e mirë llogaritur.
Çfarë nëse ndodh që një dyqan te një cep lagje ta mbylli sepse nuk paguan dot ekonomistin e gjithë?
Ata duhet të mësojnë të mbajnë faturat e TVSH-së. Kjo mund të bëhet dhe pa kosto shtesë si bëhet kjo? Ka shumë njerëz që mësojnë ta bëjnë vetë, siç bëjnë për deklarimet shoqërore. Mund ta bëjnë vetë. Ta lemë një gjë mos të ndodhë se nuk do mësoj dot shoqëria? Edhe nëse do marrin ekspertë nuk do i marrin full time por me një kosto minimale
Kosto minimale gjithsesi do të shtohet tek çmi i produkteve
Jo që ne nuk na vjen keq për konsumatorët, por një shtet i avancuar përpiqet të mbledhë sa më shumë nga një ekonomi e shëndetshme dhe më pas ja jep atyre që kanë nevojë. Jo të gjithë që thuhet se janë biznese të vogla janë të tillë. Fshehin të ardhurat. Çfarë faji ka një biznes që është i ndershëm dhe ka një xhiro 90 milion? Çfarë do bëjë ai që të ketë një konkurrencë të ndershme?
Ka një kundëragumet, se qeveria nuk po ul në tavolinë grupet e interesit.
Më thuaj kush është akuzatori? Shumica e grupeve të regjistruar janë për funksionimin e sistemit të TVSH-së. Nuk do ndryshojmë çmimet dhe kostot nuk do rriten se i bie që dhe sot çmimet të ishin ndryshe nga ai që paguan TVSH dhe ai që nuk pagua, por nuk janë ashtu. Kjo pengon në radhët të parë konkurrencën e ndershme. Në treg kemi ata që punojnë në të bardë dhe paguan detyrimet, dhe ata që puno0jnë në të zezë. Në këtë sistem favorizohen këta që punojnë në të zezë. Kjo do bëjë që të futen të gjithë në kontroll
Por a ka kosto të shtuar?
Me ligj do bëhet nuk ka kosto.
Kush do i kontrollojë?
Po ata njerëz që dilnin më përpara. Nuk ka kosto të shtuar. Ne mendojmë që në këtë fazë të zhvillimit ekonomik hapi i ardhshëm i logjikshëm është ky. Dhe PD që i frynë këtij zjarri ka pasur n plan ta çonte deri në 2 milion të reja në fund të mandatit. Nuk do të ketë më shkele.
Jemi në mes të tetorit, në janar do nisë implementimi, a mund të ketë ndryshime?
Unë nuk besoj dhe jam krenarë me një lloj vendimmarrje që nuk shkruhet në gurë. Dje kam takuar ministrin e Financave dhe jemi në debat të vazhdueshëm me këtë, dhe nuk quhet tërheqje nëse do të ketë ndonjë ndryshime.
A duhet të bëjmë një lloj kategorizimi të bizneseve? Janë ekspertët të cilët mund të japin verdikte të kënaqshme edhe për palët.
Kam lexuar mendimet e shumë ekspertëve. Do përpiqemi të bëjmë një skemë që funksionon. Një ekonomi më e fortë ne duhet edh ene se në fund të mandatit njerëzit këtë do shohin, prandaj nuk jemi të interesuar të shkatërrojmë ekonominë. Ne dua më të mirën për qytetarët. Të njëjtat gjëra janë folur edhe më parë për reformë në arsim e energji, por sot funksionojnë. Ne nuk jemi as pushtues as njerëz që nuk duam të zhvillohet ekonomi. Ky absurditet vjen se kur PD ndodhet pa argumente bën gjëra pa sens. Ne do bëjmë atë që duhet për ekonominë. Po përpiqemi të mbledhim më shumë të ardhura që të ndihmojmë njerëzit
Ka kohë dhe dashamirësi për ta biseduar me grupet e interesit?
Ne duam të marrim më të mirën prej kësaj. Po përpiqemi ti dëgjojmë që të marrim vendimin më të mirë, dhe të shpjegojmë se kjo duhet bërë.
Çfarë efektesh mund të ketë në ekonomi?
Kur u diskutua për taksën progresive, u tha se do rriste inflacionin, por kjo nuk ndodhi. Këto kanë qenë frikëra që janë fryrë nga ta që nuk kanë një alternativë reale. Këto janë absurde se i bie që ne të bëjmë vetëvrasje politikisht e sociologjikisht. Debati është a është koha e duhur? Kjo mund t diskutohej me opozitën. PD mund të dalë të thotë për shumë arsye pse nuk ka ardhur koha, por TVSH duhet të funksionojë.












