Dhoma Amerikane e Tregtisë ka kritikuar qeverinë, teksa ka shqyrtuar Paketën Fiskale 2018. Report Tv ka siguruar komentet e plota të Dhomës Amerikane drejtuar Komisionit të Ekonomisë për Paketën Fiskale, ku ndër të tjera sqaron se projektligjet e propozuara si pjesë e kësaj pakete përcaktojnë vetëm disa parashikime të përgjithshme dhe lënë një hapësirë të madhe për plotësim të mëtejshëm nga ana e këshillit të Ministrave.
Në lidhje me çështjen mjaft të diskutuar, atë të vendosjes së TVSH biznesit të vogël, Dhoma Amerikane i ka kërkuar Këshillit të Ministrave të përcaktojë kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin e dispozitës ligjore.
Sipas zyrtarëve të këtij institucioni, i drejtuar nga Mark Crawford, asnjë nga projektligjet nuk parashikon parimet mbi bazën e të cilave do të nxirret akti nënligjor, duke sjellë si pasojë lënien e një fushe të gjerë veprimi për Këshillin e Ministrave për të përcaktuar çfarëdolloj kushti apo kriteri për tatimpaguesit që të detyrohen të paguajnë një tatim apo të përfitojnë lehtësira tatimore.

LAJMET MË TË VLERËSUARA