TVSH, Vasili: Problem kritik për
ekzistencën e biznesit të vogël

TVSH, Vasili: Problem kritik për<br />ekzistencën e biznesit të vogël
Kreu i Grupit Parlamentaerë të LSI-së ka reaguar për vendosjen e TVSH-së ndaj biznesit të vogël. Nëpërmjet një postimi në facebook Vasili shkruan se TVSH është një problem kritik për mijëra qytetarë që e kanë lidhur mbijetesën me biznesin e vogël, ndërsa akuzon Kryeministrin Rama se është “marionetë e oligarkisë”.

Postimi i Vasilit në facebook:
Kryeministri marionetë e oligarkisë, trembet të flasë për TVSH-në e biznesit të vogël. Mijëra qytetarë që kanë lidhur mbijetesen e familjeve dhe fëmijëve të tyre me biznesin e vogël janë në ankth. TVSH për ta është një problem kritik në përballjen e tyre për mbijetesë.  regullat që kryeministri i paditur dhe mizor jua ndryshon përditë janë një vrasje masive publike. Ky mediokër kryeministër është i qetë vetëm kur oligarkët gëzohen për rregullat, që ai vë dhe i pasuron pa fund ata. Biznesi i vogël kërcënohet nga asgjësimi masiv për llogari të supermarketeve gjigante të oligarkisë. Mijëra familje lihen në mëshirë të fatit nga arroganca e një shkollëpaku të shëndrruar në marionetë të oligarkisë. Ky kryeministër nepsqar i urren shqiptarët e thjeshtë dhe të varfër. Asgjësimi dhe kthimi i tyre në skllevër e kënaq.

vasili
  (Postimi i Vasilit në facebook)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!