Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Bullgur kokërrmadh me bajame dhe Musaka me patate

Receta e parë: Bullgur kokërrmadh me bajame

Përbërësit:

1 gotë bullgur kokërrmadh

1 lgj vaj ulliri

1 lç gjalp

1 fç bajame të qëruara

1 lgj rrush i thatë i zi

Kripë

2 gota ujë i nxehtë

Përgatitja:

Rrushin e zi e vendosim në ujë për 5 minuta. Më pas e mbulojmë. Në një tenxhere venmdosim vajin , bajamet dhe i kaurdisim deri sa ato të marrin një ngjyrë të verdhë. Shtojmë gjalpindhe sapo ai të shkrijë, shtojmë në tenxhere bullgurin , rrushin e thatë , kripë dhe 2 gota ujë të valuar. Vendosim kapakun dhe lëmë bullgurin të ziejë për 15 minuta . Vendosim një pecetë mbi tenxhere e më pas vendosim kapakun. E lëmë të pushojë për 20 minuta dhe më pas e servirim të ngrohtë.

Shënim: Për të qëruar bajamet nga lëkura mjafton ti vendosim ato për 15 minuta në ujë të nxehtë dhe lëkura del menjëherë.

Bullgur kokërrmadh me bajame

Receta e dytë: Musaka me patate

Përbërësit:

1,2 kg patate

2 kokrra qepë

500 gr mish i grirë

Kripë dhe piper i zi

1 lk kumin

1 lgj salcë domatesh

1 fç pure domatesh

1 gjethe dafine

1 gotë lëng mishi

4 lgj vaj ulliri

Beshameli:

80 gr gjalp

80 gr miell

600 ml qumësht

50 gr parmixhan

2 të verdha veze

Përgatitja:

Patatet i presim në feta dhe i skuqim pak ose i presim hollë dhe nuk i skuqim. Në tigan vendosim pak vaj , qepën e prerë në kubikë e kaurdisim deri sa të zbutet dhe shtojmë mishin e grirë. I kaurdisim së bashku deri sa mishi të ndërrojë ngjyrë. Rregullojmë shijen me kripë, piper e kumin, salcë e pure domate dhe i trazojmë mirë. Shtojmë 1 gjethe dafine, 1 gotë ujë dhe i japim mishit një valë deri sa uji të shterojë.

Përgatisim beshamelin . kaurdisim së bashku gjalpin  me miellin. Pa i dhën ngjyrë miellit, shtojmë pak nga pak qumështin duke e trazuar me tel vezësh. Në momentin që merr një valë beshameli, shtojmë parmixhanin e grirë dhe 2 të verdha veze. 3 lugë gjelle beshamel i shtojmë tek kima. Lyejmë tavën me yndyrë. Vendosim patatet si tjegulla, shtrojmë mbi to një shtresë kimë. Vendosim përsëri kimë dhe në fund dhe një rresht patate në fund. Shtrojmë një shtresë beshamel, e spërkatim me pak djath parmixhn të grirë dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 180ºC për 30-40 minuta.

Musaka me patate

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë