Byrek pa peta me perime dhe djathë
Përbërësit:
2 patate
2 domate
3 speca jeshil
2 qepë të njoma
4 vezë
1 lugë çaji kripë
150 gr djathë i bardhë
2 filxhan kafeje vaj
1 gotë qumësht
2.5 gota miell
Pluhur pjekës
Parmixhan (opsionale)
Përgatitja:
Qërojmë patatet dhe i presim ato në kubikë të vegjël. Qepët e njoma i presim në rrathë, qërojmë patatet dhe e presim tulin e tyre në kubikë. Në një tas vendosim vezët dhe i përziejmë ato me kripë, qumësht dhe vaj, perimet bë kubikë, djathin në kubikë, miellin, pluhurin pjekës dhe i përziejmë.
Lyejmë një tavë keku me pak yndyrë, miell, dhe nivelojmë brumin. Nëse keni djathë parmixhan, dy lugë gjelle të grirë spërkatni sipërfaqen.
E vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë për 35 minuta.
Supë me thjerrëza të kuqe dhe spinaq
Përbërësit: 1 gotë thjerrëza
1 qepë mesatare
4 lugë gjelle vaj ulliri
2 degë selino
2 karrota
3 thelpinj hudhra
1 lugë çaji kumin
1 lugë kafe trumzë (të thatë)
1 litër lëng pule + ujë
1 filxhan çaji pure domate
2 gjethe dafinë
1 lugë çaji piper i kuq
Kripë dhe piper i zi
200 gr spinaq
4 lugë gjelle salcë kosi
Përgatitja:
Shpëlajmë mirë thjerrëzat me ujë të bollshëm. Qepën e grijmë hollë dhe e vendosim në një tenxhere me vaj ulliri. Pasi të jetë zbutur pak, shtojmë selinonë të grirë hollë.
Kaurdisim së bashku qepën me selinonë duke shtuar karrotën të prerë hollë, 3 thelpinj hudhra, vazhdojmë përziejmë duke shtuar një lugë gjelle kumin, trumzë, thjerrëzat, i përziejmë duke shtuar lëngun e pulës me ujë sa të mbulojë thjerrëzat dhe shtojmë purenë e domates dhe dafinën.
Shtojmë piper të kuq, të zi dhe kripë. Më pas heqim gjethen e dafinës dhe e kalojmë supën në blender. Presim spinaqin dhe e hedhim po ashtu në blender duke e përzierë për 2 minuta.
E servirim duke shtuar 1 lugë gjelle kos, vaj ulliri shoqëruar me një fetë buke të thekur.