3 kokrra qepë mesatare
3 speca me ngjyra
4 thelpinj hudhër
1 lugë çaji piper i kuq
400 gr domate ( në kuti)
Dafinë
2-3 patate
300 ml lëng perimesh
4 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë
Në një tenxhere ngrohim vajin dhe pasi e kemi larë dhe tharë mishin, e kaurdisim deri sa kofshët të marrin një ngjyrë të verdhë. Largojmë kofshat nga tenxherja dhe i mbulojmë , në mënyrë që të rrinë të ngrohta.
Në po atë yndyrë kaurdisim mirë qepën e grirë hollë deri sa të zbutet dhe të bëhet transoarente. Shtojmë pak kripë tek qepa dhe tek mishi.
Shtojmë specat të prerë në kubikë me brinjë 1 cm dhe e kaurdisim së bashku me qepën dhe patatet të prera më herët në kubikë. Shtojmë piperin e kuq, domatet e prera me copa , kripë dhe gjethe dafine. Pas këtyre veprimeve e lëmë të marrë valë për 2 minuta.
Shtojmë copat e mishit dhe në fund shtojmë 300 ml lëng perimesh.E lëmë të ziejë për 20 minuta në temperaturë nën mesatare dhe në fund e servirim të spërkatur me majdanoz.
Kofsha pule me speca e patate
600 gr kungull i njomë
1 karrotë
1 tuf kopër ose borzilok
4 kokrra vezë
100 ml vaj
1 thelp hudhër
250 gr djath feta
150 gr miell gruri
150 gr miell misri
1 lugë çaji pluhur pjekës
4 lugë gjelle krem kosi
Kripë dhe piper i zi
Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 180 gradë. Lyejmë tavën me yndyrë dhe e pudrosim me miell misri.
Lajmë kungullin dhe e presim atë në kubikë shumë të vegjël 0,5 mm. karrotën e grijmë hollë në rende. Shtojmë tek perimet kopër ose borzilok të grirë hollë.
Në një tas rrahim vezët , shtojmë vajin, perimet e grira , 1 thelpi hudhër të grirë hollë, djathin e thërrmuar , kripë dhe piper të zi. Të gjithë këta përbërës i përziejmë mirë duke shtuar miellin e misrit, miellin e grurit dhe pluhurin pjekës. Në fund shtojmë kremin e kosit ose kos dhe i përziejmë mirë. E shtrojmë masën në tavë dhe e vendosim në furrë në tempëraturën 180 gradë për 30 minuta.
Ju bëftë mirë!