Përbërësit :
400 gr makarona

3 kokrra vezë + 1 të verdhë veze
150 gr djath i bardhë
1 litër qumësht
Gjalpë
Kripë dhe piper i zi
Përbërësit për beshamelin:
50 gr gjalp
2 lugë gjelle miell
2 gota qumësht
Përgatitja
Ziejmë makaronat në ujë të valuar me kripë për 5 minuta (3 minuta më pak se sa shkruhet në etiketë)
Ndërkohë që ziejnë makaronat, përgatisim beshamelin. Shkrijmë gjalpin ,kaurdisim miellin dhe sa të zëjë të zverdhet shtojmë 2 gota qumësht dhe e trazojmë me tel vezësh . e lëmë të ziejë për 2 minuta dhe e largojmë duke shtuar nga pak kripë, piper e arrë moskat.
Në tepsinë që do përgatisim pastiçen , fillimisht hedhim 2 lugë gjelle beshamel që të mos na ngjitet pastiçja.
Makaronat e ziera i shpërndajmë në tvën së bashku me një lugë gjelle gjalpë dhe i përziejmë me djathin e thërrmuar.
Rrahim vezët me kripë, piper të zi dhe qumështin e mbetur nga beshameli dhe masën e përgatitur e hedhim tek makaronat.
Mbi të shpërndajmë beshamelin , jo shumë të hollë dhe i nivelojmë mirë. Sipër i hedhim pak djath parmixhano . E vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 200 gradë për rreth 25 – 30 minuta dhe më pas e nxjerrim nga furra dhe e shërbejmë.
Receta e dytë : Fërgesë verore me speca dhe domate,
Përbërësit :
500 gr speca
600 gr domate
200 gr gjizë
2 – 3 vezë
5 thelpinj hudhër
2 lugë gjelle majdanoz i grirë (sipas dëshirës)
1 spec pikant (sipas dëshirës )
1 lugë çaji sheqer
Vaj ulliri
Kripë dhe piper
Përgatitja :
Lajmë dhe pastrojmë specat nga farat. I presim ato në rrota me trashësi 2 cm, ose në shirita dhe i skuqim në vaj për skuqje.
Mund ti skuqni dhe të plota duke i mbuluar me kapak. I qërojmë e më pas i presim në madhësinë që dëshirojmë, sa një kafshatë . Pasi kemi specat , i lëmë mënjanë.
Në një tigan të thellë , hedhim 4 lugë gjelle vaj ulliri , dhe pasi vaji ngrohet hedhim hudhrat të prera në copa të vogla dhe për 1 minutë, shtojmë domatet e qëruara nga lëkura dhe të prera në copëza të vogla. Shtojmë 1 lugë çaji sheqer dhe i lëmë domatet të ziejnë për 7 minuta duke shtuar ndërkohë kripën, piperin, gjizën. I trazojmë mirë dhe i lëmë të ziejnë bashkë për 3 – 4 minuta të tjera. Shtojmë specat e copëtuar dhe i lëmë të marrin 2 minuta valë me domaten, dhe në fund shtojmë vezët duke i lënë sat ë fluskojnë pak . I trazojmë fare lehtë dhe i vëm kapakun për 3 – 4 minuta sa veza të mpikset.
Kush dëshiron majdanozin, mund ta hedhë përpara se të hedhë gjizën, ose në fund me vezën.
Ju bëftë mirë !
Komente
