Receta e parë : Qofte të mbështjella me patëllxhan Përbërësit : 4 – 5 patëllxhanë 500 gr mish të grirë 1 qepë ( në rende) 1 kokërr vezë 2 lugë gjelle peksimadhe 300 gr pure domate 2 domate 2 lugë gjelle majdanoz i thatë Rigon + nenexhik 2 lugë kafe piper i kuq Kripë e piper i zi Përgatitja : Lajmë , pastrojmë patëllxhanët dhe i presim ato në feta 0,5 cm. i vendosim në ujë me kripë për 20 minuta dhe pasi i thajmë, i kalojmë në zgarë. Në një tas përgatisim brumin e qofteve me mish të grirë, qepë, vezë , peksimadhe , kripë, piper, piper të kuq, majdanoz, rigon e nenexhik. Punojmë brumin mirë dhe formojmë qoftet mesatare. Pasi të kalojmë në një skuqje shumë të lehtë,mbështjellim qoftet me fetat e patëllxhanit. Vendosim 2 feta patëllxhanë në formë kryqi në qendër të tyre . Aty ku bashkohen fetat e patëllxhanit, vendosim një qofte dhe mbështjellim qoften fillimisht në fetën që kemi vendosur në fillim, e më pas me fetën e patëllxhanit të dytë ,bështjellja bëhet si bohçe . për ti fiksuar lart vendosim një fetë domate rrumbullake dhe një copë spec të cilat i fiksojmë me një stikadent. Në të njëjtën mënyrë mbështjellim të gjitha qoftet dhe i vendosim në një tavë. Në një tigan salce grijmë hollë gjysmën e një qepe të vogël , 2 thelpinj hudhër, 300 gr pure domate , kripë e pak sheqer. E lëmë salcën të ziejë dhe e shtrojmë në tepsi . Vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 20 minuta. Receta e dytë : Ëmbëlsirë e ftohtë me pjeshkë 600 gr komposto pjeshke 250 gr mascarpone 150 gr pana ëmbëlsire 100 gr biskotë pa yndyrë 4 lugë gjelle sheqer 1 bustinë sheqer vanilje 2 lugë gjelle bajame 1 lugë kafe gjalp Përgatitja : Fillimisht në një tigan shkrijmë gjalpinme 2 lugë gjelle sheqer , biskota të thërrmuara, bajame të thërrmuara dhe i kaurdisim deri sa ato të kaurdisen dhe të marrin ngjyrë të kuqerremtë. Rrahim panën e ëmbëlsirës deri sa të ngurtësohet. Bashkojmë në një tas mascarpone, 2 lugë gjelle , sheqer vanilje, salcë kosi dhe i përziejmë mirë sëbashku me rrahëse elektrike . Hedhim panën dhe përsëri i përziejmë mirë. Pjeshkat i largojmë nga lëngu dhe i kthejmë në pure me ndihmën e një blender. Ëmbëlsirën mund ta vendosim në tasa ose nëpër gota. Vendosim kremin në një xhep pastiçerie. Fillimisht vendosim në gotë kremin dhe shtojmë në secilën gotë nga 1 lugë biskota të karamelizuara bashkë me purene e pjeshkës e kremin dhe i spërkasim me biskota. Vendosim nga një fetë pjeshkë ose një gjethe nenexhik. Vendosim gotat në frigorifer dhe i lëmë në fresk për 2 orë. Ju bëftë mirë!
Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/Qofte të mbështjella me patëllxhanë dhe Ëmbëlsirë e ftohtë me pjeshkë
Komento