'Të gjithë fëmijët janë me bark, të vjella e puçra'...Në Voskop bashkëjetesë me ujërat e zeza

KORÇË - Banorët e zonës së Voskopit në Korçë ngrenë shqetësimin për mungesën e kanalizimeve. Para shtëpive të tyre, por edhe shkollave kalojnë ujërat e zeza të cilat janë bërë burim infeksionesh për fëmijët dhe të rritur.

Në këtë kanal që kalon para shtëpive të banorëve të zonës së Voskopit mblidhen ujërat e zeza të gjithë zonës. Jo vetëm para shtëpive, por edhe para shkollave, kopshteve ku qëndrojë me orë të gjata qindra fëmijë.

Banoret thonë se ky problem i mbartur prej vitesh veç erës së padurueshme, është edhe një burim infeksionesh dhe sëmundjesh si për të rriturit ashtu edhe për të vegjlit.  

"Nuk dalim dot asnjë, as fëmija, se të tëra mikrobe janë. Ç’bëhet kështu, qelbësira dynjaja nga ujërat e zeza, nuk dalim dot. Tërë fëmijët janë me bark me të vjella me puçra. Nga se vijnë ato nga mikrobet vijnë".

"Ujërat e zeza na vijnë që lart, në oborr e kalojnë andej. Kam katër fëmijë të vegjël, me ilaçe, sepse lagin këmbët fëmija kur ikin. Sidomos shirat një herë, i sjellin të gjitha në oborrin tim".

Shqetësimi vjen edhe më i madh nga nxënësit e shkollës. Ata tregojnë pasojat që kanë ndeshur nga mungesa e kanalizimit te ujërave te zeza dhe dalja e tyre ne sipërfaqe pranë shkollës.

"Këtu nuk hamë dot bukë, dalim çfarë vemi marrim tek dyqani, këtu vijmë për të ngrënë dhe nuk hamë dot. Duhet të rrimë gjysmë ore pas mësimit, kur vijmë ne zihemi me mësuesit lart. Nga ishit, po hanim bukë brenda në shkollë nuk kemi nga hamë të këtu në oborrin e shkollës. Unë kam pasur një infeksion në trup për ujërat e zeza. Plus unë e kam mbrapa shtëpisë andej, ka vajtur bari… më mbulon mua bari".

"Të hysh në rrugë nuk gjen dot rrugën nga është më pastaj".

Për Report TV banorët e Voskopit tregojnë se janë taksapagues të rregullt dhe se autoritetet vendore nuk i kanë dhënë asnjëherë zgjidhje problemit të tyre.

"Ne i paguajmë të tërë taksat, muaj për muaj, edhe si komunë i kemi paguar. Ama të vijnë të shikojnë se ç’bëhet njëherë, ujërat e zeza kalojnë përpara portave përpara shkollës".

Të kontaktuar për këtë shqetësim, drejtues të Bashkisë Korçë thonë se problematika buron nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve.

1568895616_urjatezeza.jpg

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë