Korçë- Një magazinë që dikur kishte qenë stallë bagëtish ishte kthyer në një magazinë për tharjen dhe ambalazhimin e hashashit në fshatin Voskop të Korcës.
Operacioni policor që ka nisur mesditën e sotme (24 tetor) në qarkun e Korçës vijon ende, ndërsa ka persona të arrestuar si dhe të tjerë që ende janë në kërkim.
Sipas burimeve paraprake e policisë, janë sekuestruar rreth 60 kg lëndë narkotike canabis sativa gati për shitje, si dhe më shumë se 100 rrënjë hashash në proces tharjeje.
Report Tv dhe shqiptarja.com ka siguruar foto brenda magazinës ku duket hashashi në proces tharjeje, i grirë, ndërsa arka është e mbushur me lëndën narkotike.
Deri tani flitet pë 6 persona të arrestuar, 3 burra e 3 gra të cilat nuk janë banore të qarkut të Korçës, por ishin punësuar në magazinë për tharjen dhe paketimin e lëndës narkotike.
Në kërkim është një banor i fshatit Voskop i cili dyshohet se ishte organizatori i kësaj veprimtarie të paligjshme dhe kishte punësuar njerëz për përpunimin e lëndës narkotike.
Përveç hetimit brënda qarkut, veprimet hetimore janë shtrirë edhe në qarqe të tjera nga ku ka ardhur edhe lënda narkotike, drejt juglindjes, ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Sipas asaj që thotë policia magazina është vend dytësor pasi droga është transportuar nga njëri vend në tjetrin.
Pritet që policia të dalë në një reagim zyrtar mbi detajet e plota të operacionit i cili ende duket se është në zhvillim.
Shqiptarja.com dhe Report Tv, ka mësuar sasinë e drogës e cila është sekuestruar, në një magazinë e cila u zbulua ditën e sotme që shërbente për tharjen dhe ambalazhimin e hashashit në fshatin Voskop të Korcës.
Sipas burimeve paraprake e policisë, janë sekuestruar rreth 60 kg lëndë narkotike canabis sativa të përgatitur për shitje, gjithashtu më tepër se 100 rrënjë në proces tharje.
Policia e Korçës vijon me procedurat hetimore për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. Momentalisht i shpallur në kërkim është një shtetas banor në Voskop, i cili duket se organizonte veprimtarinë dhe kishte punësuar dhe persona për përpunimin e lëndëve narkotike.
Përveç hetimit brenda qarkut, po hetohen nëse ka persona të tjerët të përfshirë nga qarqe të tjera nga ku ka ardhur edhe lënda narkotike, drejt juglindjes. Pritet që policia të dalë në një reagim zyrtar mbi detajet e plota të operacionit i cili ende duket se është në zhvillim.
Report Tv ka siguruar foto nga sasia e kanabisit e kapur sot nga policia pas një aksioni në një magazinë kanabisi në fshatin Voskop të Korçës. Nga pamjet e siguruara duket që sasia e kanabisit i ka mbushur plot arkat, teksa lënda narkotike duket e tharë dhe e grirë.
Siç u bë me dije më herët, janë arrestuar 6 persona. Ndërkohë u mësua se magazina e kanabisit në Voskop ishte një vend dytësor pasi droga transportohej nga njëri vend në tjetrin.