Një raport i “Qyteteve Botërore” në vitin 2016 parashikoi që dy të tretat e popullsisë globale do të jetojnë në qytete deri në vitin 2030.

Sipas disa studimeve, pyjet vertikale mund të ndihmojnë në trajtimin e ndotjes dhe të përmirësojnë shëndetin e njerëzve.

Ky pyll vertikal është në Milano të Italisë. Dy kullat kanë një lartësi prej 111 metrash me 900 pemë, 5,000 shkurre dhe 11,000 bimë.

Një nga banorët tregon se ndihet i privilegjuar që jeton në këtë godinë pasi ka ajër më të pastër, më të freskët dhe ndihet më  qetë mendërisht.

Me shumë mundësi në të ardhmen pjesa më e madhe e godinave do jenë pyje vertikale.