TIRANË- Edhe pse ishte shprehur se ishte i gatshëm të shkonte deri në Venecia pasi ishte i bindur se nuk ka shkelur kushtetutëm me dekretin për anulimin e zgjedhjeve, Presidenti Ilir Meta nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Venecias që do të zhvillohet ditën e nesërme.
Report tv ka mësuar se Meta do të dërgojë 3 këshilltarët e tij, Bledar Dervishaj, Arben Cici dhe Ilda Zhulali. Ndërsa nga mbledhje do të marrin pjesë edhe përfaqësues të mazhorancës.
Venecia nesër do të shqyrtojë raportin përfundimtar sa i përket zhdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit nga presidenti Meta.
Përmes një letre Meta i kërkoi presidentit të Komisionit të Venecias Giani Buquicchio të reflektojnë mbi projekt-opinionin ku thuhet se presidenti i Republikës ka shkelur kushtetutën, duke thënë se kjo mund të ndikojë negativisht në zgjidhjen e krizës në vend. Sipas Metës publikimi i tij në këtë kohë ka rindezur edhe njëherë polarizimin politik pikërisht kur palët sipas tij po rivendosnin një urë dialogu.
Kreu i shtetit kërkon që shqyrtimi i kësaj çështjeje të marrë vëmendjen më të plotë të të gjithë anëtarëve të Komisioni të Venecias pasi sipas tij vjen në një kohë kur kriza e rëndë në vend po shkon drejt një zgjidhjeje.
Në letrën e tij mbi draft-opinionin e Komisionit të Venecias, Meta u shpreh se Komisioni i Venecias, nuk është në pozitën për t'u shprehur rreth situatës politike në Shqipëri, të cilën sipas tij do mund ta vlerësonte vetëm në rast të njohjes më të plotë të saj.
Pak ditë më parë, Komisioni i Venecias doli me një draft-opinion paraprak, ku shkruhej se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën me shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, megjithatë theksohej se vendimi për ta shkarkuar i takon Kuvendit dhe më tej e Gjykatës Kushtetuese.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 4628
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
13 Janar, 13:32
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Meta intervistë nga qelia nr. 5: Arrestimi im mafioz dhe banditesk, i pari i mora unë në pyetje prokurorët e SPAK! Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj
8 Janar, 19:46
-
Mero Baze: Si politikanët shqiptarë po ia lehtësojnë punën SPAK me gënjeshtrat e tyre
7 Janar, 21:52
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve
7 Janar, 18:46
-
Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!
7 Janar, 18:12
-
Frrok Çupi: Ilir Meta mbeti jetim
7 Janar, 16:17
-
'Berisha bëri ballkonin foltore politike', Mentor Kikia: Të njëjtën gjë po bën me paraqitjen në SPAK! Gjuha ndaj prokurorëve 'autogol'
7 Janar, 13:58
-
Ilir Meta dëshmon mbi 2 orë për lobimin e SHBA-së! Nga 313-ta në SPAK përmes tunelit! Avokati: Ishte bashkëpunues, e sqarues
7 Janar, 10:50
-
Jakin Marena: Berisha ‘përgjërohet’ në SPAK për ‘arrest’, Meta i ‘rehatuar’ në qeli
6 Janar, 21:14
Je jashtqitje e Kombit o kokelope Skrapari
PërgjigjuNa duhet plehu