Në Kroaci  është një prodhues verërash, që e prodhon verën nën ujë.

I riu quhet Edi Bajurin dhe vendos shoshe balte të mëdha në thellësi të detit dhe i lë aty për një periudhë të gjatë kohore para se të hapë njërën prej tyre.

Periudha kohore në të cilën a i lë ato në ujë është një vit e gjysmë deri në 2 vjet.

Ai thotë se temperatura  në thellësi të detit është ideale për verën e kuqe.

Qetësia e detit është një element i rëndësishëm për  verën dhe i shton asaj një element në shije që nuk e ofron asgjë tjetër.

 Dallimi në shije mes verës së bërë në mënyrë të zakonshme  kur krahasohet me verën e prodhuar në thellësi të detit në poça balte është shumë i lartë sipas Bajurin.