Dy persona të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar janë arrestuar nga policia në Gjirokastër dhe Kakavijë ditën e sotme.
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga personin me inicialet M.Ç, 38 vjeç, banues në fshatin Krahës, Memaliaj, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Kosovës i kishte caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit", parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Ndërsa, një tjetër person me inicialet A.O 52- vjeç banues në Delvinë, është arrestuar nga Policia Kufitare në Kakavijë.
"Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 3 muaj e 24 ditë burgim, për veprat penale "Falsifikimi i monedhave e kryer në bashkëpunim" dhe "Vjedhja", njoftoi policia.
Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet kosovare për ekstradimin e shtetasit të kapur në Gjirokastër, ndërkohë shtetasi i kapur në Kakavijë ju dorëzua Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?
-
Po
27.8%
-
Jo
67.4%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 7314
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Italiani i rikthyer në aerodromin e Gjirokastrës! 2 këshilla për të zhvilluar avio-turizmin!
16 Gusht, 12:54
-
Do ikte nga Kakavija me 29 mijë euro në zarf! Procedohet 43-vjeçari banues në Greqi
14 Gusht, 15:23
-
Turistët gjallërojnë Libohovën, Rama ndan pamjet: Kur e vizitova si kryetar i opozitës, 'i kishte harruar Zoti'
12 Gusht, 21:02
-
VIDEO/ Gjirokastër, merr flakë një automjet në tunelin e Skërficës, digjet plotësisht
11 Gusht, 22:04
-
Tepelenë/ Zjarr në fshatin Luzat, helikopteri po punon për shuarjen
11 Gusht, 18:35
-
Zjarr në fshatin Labovë në Gjirokastër, zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët gjatë natës!
11 Gusht, 08:38
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
FOTOLAJM/ Nga e gjithë bota, çdo ditë në kalanë e Gjirokastrës
10 Gusht, 12:28
-
Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel
10 Gusht, 11:02
-
Po udhëtonte drejt Greqisë me 19150 euro të padeklaruara, procedohet në Kakavijë 38-vjeçari nga Patosi
9 Gusht, 10:19
-
Kultivoi drogë në oborrin e banesës, “Territori i pastër" prangos të dyshuarin në Gjirokastër! I gjenden dhe 2 kg hashash
7 Gusht, 14:10
-
Gjirokastër/ Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
6 Gusht, 17:24