Policia e Tiranës e mbështetur nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, u përball me të shtëna me armë, gjatë një aksioni antikanabis në malet e Krujës, në zonën e Qafshtamës.
Blutë kishin informacione për kultivim të mundshëm të kanabisit në zonë, dhe gjatë kontrolleve në teren, është qëlluar me armë zjarri nga një polic, pjesë e një prej grupeve të kontrollit, i cili mendoi se rrezikohej nga kafshët e egra. Në mungesë të valëve telefonike ka qenë i pamundur komunikimi me grupet e tjera të kontrollit dhe fillimisht, nga grupet e tjera, kur kanë dëgjuar të shtënat, është dyshuar se është qëlluar nga ndonjë person.
Deri më tani, blutë nuk kanë rënë në gjurmë të ndonjë të dyshuari, por mësohet se gjatë aksionit janë gjetur rrënjë kanabisi, të cilat po asgjësohen.
Kjo është dita e dytë që agjentë të AMP-së janë në terren në Malësinë e Krujës, pasi ka pasur dyshime për dekonspirim të aksioneve nga ana e ndonjë efektivi të policisë.









Komente
Komento