SHIJAK- Një person ka rënë në prangat e policisë pasi pas një sherri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak, ka qëlluar në drejtim të automjetit ku udhëtonte personi me të cilin ishte konfliktuar, F. K., 30 vjeç dhe ishte pasagjerja një 30-vjeçare me iniciale XH.K.
Në pranga ka rënë I. B., 27 vjeç, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" e mbetur në tentativë dhe "Armëmbatja pa leje".
Policia njofton nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar po vetëm dëme materiale, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.