Shkodër, plagoset me armë zjarri 24-vjeçari, i riu kushëri i të akuzuarit për vrasjen e Ridvan Ramazanit në 2020! Dëshmia: S'di kush më qëlloi

Isak Mehmedaj, kushëriri i Duel dhe Hydajet Mehmedaj Mehmedaj, autor të vrasjes të të ‘fortit’ të Shkodrës Ridvan Ramazani më 28 nëntor 2020, është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Mushan të Shkodrës, ku bëhet me dije se 24-vjeçari ka qene duke hedhur mbeturinat, kur është qëlluar me armë nga një distancë e largët. Isak Mehmedaj u gjet i plagosur nga një banor i zonës që e dërgoi më pas në spital. 24-vjeçari ka marrë plagë në barkë dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën, ndërsa në dëshminë e tij në spital, ai ka deklaruar se “nuk e di kush mund ta ketë qëlluar pasi nuk ka mundur ta shohë autorin”. 24-vjeçari nuk rezulton me precedent penal dhe as person problematik nga policia.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por nuk mohohet pista e lidhjes së tij familjarë me autorin e vrasjes së të ‘forti’ të Shkodrës Ridvan Ramaznai.  Ridvan Ramazanit u ekzekutua më breshëri kallashnikovi më 28 nëntor 2020, ndërsa si autor u arrestua Duel Mehmedaj, i cili vijon të jetë ende në kërkim nga policia.

Si ndodhi vrasja e Ridvan Ramazanit? 46-vjeçari është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi  pranë një pike karburanti në afërsi të fshatit Mushan të Shkodrës, nga dy vëllezërit Duel Mehmedaj dhe Hydajet Mehmedaj, të cilët udhëtonin me motor. Ramazani u ekzekutua në makinën e tij tip "BMW X5", xhamat e së cilës janë bërë shoshë në plumba.  

Kush është Ridvan Ramazani? Ramazani njihej si i forti i fisit Ramazani në Shkodër, është personi kryesor që drejton grupin “Ramazani” në Shkodër. Ky grup është një nga grupet më të forta në këtë qytet dhe ka konflikte me grupin e Edmir Koçisë dhe disa grupe të tjera. Ky grup mban lidhje të forta me grupin e Dukagjinasve, ku aktiviteti kryesor është kultivimi dhe shitja e lëndëve narkotike. Të ardhurat financiare, i investojnë në bare dhe restorante në zonën e Velipojës.

1633773877_1606741695ridvanramazani.jpg

Ridvan Ramazani

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve