Të shtëna me armë zjarri në ajër janë dëgjuar pasditen e sotme rreth orës 18:56 pranë shkollës "24 Maji" te tregu i Orizit në Vlorë.

Dyshohet se ka gjithçka ka ardhur pas një konflikti çasti mes disa të rinjsh, por ende nuk bëhet me dije shkaku. Konflikti fillimisht ka nisur në një prej lokaleve të zonës dhe më pas mendohet të jetë qëlluar me armë.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa në policia deri më tani janë shoqëruar disa të rinj të cilët po merren në pyetje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e saj.

"Më datë 09.03.2021, rreth orës 18:56, pranë shkolles “24 Maji”, Vlorë, pas një konflikti të çastit, dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri. Nga verifikimet e deritanishme të bëra nga shërbimet e  Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë po krehin zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit që ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thotë policia.

1615312608_teshtena.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:09
Të shtënat me armë në Vlorë, shoqërohen disa të rinj

1615314025_Sequence03.00002109.Still026.jpg

Lidhur me të shtënat me armë në Vlorë, policia ka shoqëruar në komisariat disa të rinj.