Gjiganti Twitter i ka dhënë fund politikës për luftimin e informacionit të rremë për pandeminë e koronavirusit. Sipas njoftimit, kompania nuk është duke marrë veprime kundër postimeve që shkelin rregulloret për këtë virus.
Twitter ka bërë të ditur më parë se deri në muajin shtator ka pezulluar më shumë se 11.000 llogari për përhapje të informacionit të rremë për COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi. Politikat tjera mbi informacionin e rremë është thënë se vazhdojnë të zbatohen.
Nën politikën specifike për COVID, Twitter ka pezulluar për disa orë, apo edhe përgjithmonë llogaritë e personave që kanë postuar vazhdimisht lajme të rreme për virusin. Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, është zotuar se do ta bëjë Twitterin hapësirë për shprehje të lirë, pas blerjes së kësaj platforme për 44 miliardë dollarë.
Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës. Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
Më shumë se 6.5 milionë njerëz kanë vdekur prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Austria hyn në kolaps politik pas dështimit të bisedimeve të koalicionit, kancelari Nehammer njofton dorëheqjen!
4 Janar, 20:42
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
BE nis hetimet për TikTok dhe zgjedhjet në Rumani
17 Dhjetor 2024, 15:28
-
Rrjeti X, ndryshime në programin e Inteligjencës Artificiale pas shqetësimeve për dezinformata për zgjedhjet
27 Gusht 2024, 22:31
-
Fundi i rrjetit social
10 Mars 2024, 08:56
-
Platforma 'X' ka humbur 71% të vlerës që kur u ble nga Elon Musk
2 Janar 2024, 21:55
-
Viti i ndryshimeve në rrjetet sociale: Twitter iku, Threads erdhi, AI hyri në lojë
27 Dhjetor 2023, 09:34
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
Elon Musk bllokon llogarinë e grupit libanez Hezbollahu në platformën X
1 Nëntor 2023, 08:20
-
Platforma X mbyll qindra llogari të lidhura me Hamasin
13 Tetor 2023, 08:07
-
KE: Politikat e reja të Elon Musk në X ndihmuan në përhapjen e propagandës ruse
2 Shtator 2023, 17:16
-
‘X’ mbledh të dhënat biometrike, politikë të re për privatësinë e përdoruesve
1 Shtator 2023, 17:06