Viti i ri 2024 nis me lajme të këqija për miliarderin Elon Musk. Platforma e mediave sociale X ka humbur 71% të vlerës së saj që kur u ble nga Elon Musk në tetor 2022, me emrin Twitter.
Vështirësitë për platformën nisën që kur e mori drejtimin Musk për shkak të një rënieje të konsiderueshme të të ardhurave nga reklamat. Edhe largimet e papritura nga puna të mijëra punonjësve, ndryshimi i emrit dhe qëndrimi arrogant ndaj reklamuesve nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë vënë në rrezik besueshmërinë dhe mbijetesën e kompanisë.
Edhe vetë Musk në korrik deklaroi se kompania ishte në një situatë të vështirë financiare , "për shkak të rënies me rreth 50% të të ardhurave nga reklamat dhe borxhit". Me kalimin e muajve, situata vetëm sa është vështirësuar edhe më shumë.
Musk pagoi rreth 44 miliardë dollarë për Twitter në tetor 2022. Që atëherë, Musk e riemërtoi atë X dhe tha se dëshiron të ndërtojë platformën si një aplikacion me më shumë funksione, duke përfshirë shërbimet financiare. Por si duket kjo rezultoi një dështim.
Shumë kompani po shmangin X si një platformë reklamimi sepse kanë frikë nga një mjedis negativ për markat e tyre. Musk po përpiqet të mbushë boshllëkun me të ardhurat nga abonimet. Përveç kësaj, ai mori hua prej rreth 13 miliardë dollarësh për blerjen, të cilat tani po rëndojnë mbi X dhe që po grumbullojnë interes prej rreth 1,2 miliardë dollarë në vit
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2091
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Analiza e VOA: Elon Musk dhe historiku i manjatëve në politikën amerikane
24 Janar, 22:15
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
E ardhmja e platformës TikTok në SHBA në duart e Presidentit Donald Trump
22 Janar, 16:18
-
‘Mbi 1 trilion $ në inaugurimin e Trump’, ja cilët miliarderë ishin në betimin e republikanit, me pasuri totale sa ajo e 24 milionë njerëzve të zakonshëm
21 Janar, 15:38
-
SHBA/ Vivek Ramaswamy nuk do të jetë pjesë e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë
21 Janar, 12:34
-
'Përshëndetje fashiste?' Gjesti i Elon Musk shkakton polemika, reagon miliarderi: Truke të ndyra! Komenton dhe i besuari: Nuk i pëlqejnë ekstremistët
21 Janar, 10:25
-
VIDEOLAJM/ Musk ngjall polemika me përshëndetjen fashiste në mitingun e inaugurimit të Trump
20 Janar, 22:48
-
Nga Musk te Rubio, Pam Bondi dhe Robert F. Kennedy Jr, ja ekipi i Trump për mandatin e dytë
20 Janar, 09:16
-
Ben Blushi: Çfarë duhet të presim nga Donald Trump
19 Janar, 17:04
-
Drejtoria e Tatimeve përgënjeshtron: Starlink Albania operon normalisht
18 Janar, 13:22
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17
-
SpaceX, anija kozmike Starship shpërthen 10 minuta pas fluturimit, shikoni momentin! Elon Musk: Suksesi është i pasigurt, por spektakli i garantuar
17 Janar, 10:34