Twitter po padit miliarderin Elon Musk pasi kërkon ta detyrojë të blejë firmën dhe ka nisur një betejë ligjore me njeriun më të pasur në botë. Kjo erdhi pasi Musk njoftoi të premten se nuk do të bënte pagesën prej 44 miliardë dollarësh për të blerë kompaninë.
Në padinë e Twitter-it thuhet se “Musk refuzon të respektojë detyrimet e tij ndaj Tëitter dhe hisedarëve të kompanisë sepse marrëveshja që ai ka nënshkruar më nuk i shërben interesave të tij personale”.
Tani Twitter ka kërkuar nga një gjykatë në Delaware që të urdhërojë Musk të përfundojë pagesën për aksionet e Twitter.
“Pasi organizoi një spektakël publik për të vënë në lojë Twitter-in, dhe duke propozuar dhe më pas nënshkruar një marrëveshje me shitësin, Musk me sa duket beson se ai ndryshe nga çdo palë tjetër që i nënshtrohet ligjit të kontratës së Delaware-it - është i lirë të ndryshojë mendje. Këto veprime shpërbëjnë kompaninë, prishin operacionet e saj, shkatërrojnë vlerën e aksionerëve”, thuhet në padi.
Padia vazhdoi duke akuzuar Musk për "një listë të gjatë" të shkeljeve të marrëveshjes së bashkimit. Kryetari i Twitter, Bret Taylor, postoi në Twitter se Elon Musk do të mbante përgjegjësi për detyrimet e tij konraktuale. Musk shkroi në Twitter të martën: "Oh ironia lol". Në padi shtohej se Musk ishte tërhequr nga marrëveshja sepse ajo nuk i shërben më interesave të tij personale.