Rrjeti social ka rreth 218 milionë përdorues aktivë që e përdorin atë të paktën një herë në muaj, që përfaqëson një rritje vjetore prej 44 për qind, sipas të dhënave të publikuara në qershor.
Gjatë një dite, më shumë se 100 milionë persona publikojnë të paktën 500 milionë statuse, me mesazhe që përmbajnë maksimalisht 140 karaktere që shënon edhe veçantinë e rrjetit.
Megjithatë, "Twitter" pranoi humbje neto prej afërsisht 80 milionë dollarësh për vitin 2012 dhe 69,3 milionë dollarësh vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2013.
(eb/v.gj/shqiptarja.com)