Tërhiqet nga futbolli ''gjigandi'' anglez, Crouch jep lamtumirën në moshën 38- vjeçare

Tërhiqet nga futbolli ''gjigandi'' anglez, Crouch jep lamtumirën në moshën 38- vjeçare

Peter Crouch me fanellën e Stoke City

ANGLI- Peter Crouch ka njoftuar largimin e tij nga futbolli i luajtur. Shtatlarti anglez nuk do të jetë më për sezonin tjetër të Premier League pas 21 vitesh.I njohur për gjatësinë e tij (2.01 metër), Crouch filloi karrierën e tij në vitin e largët 1998, ku debutoi me Totenham Hotspurs, skuadër tek e cila u formua si futbollist.

Kulmin e tij 38- vjeari do e arrinte tek Liverpool. Më 23 maj 2007 Crouch do të ishte shumë afër fitimit të Champions League me ‘The Reds’ por Inzaghi i prishi planet atë mbrëmje në Athinë. Edhe pse shënoi 22 gola në 3 vite tek Liverpool, ai u aktivizua sistematikisht në Champions League dhe Premier League.

Skuadra tek e cila shënoi më shumë gola ishte Stoke City, 46 gola nga viti 2011 deri në vitin 2019.Bomberi anglez për ekipin bardhekuq shënoi 46 gola. Për herë të parë në kombëtare Crouch u thirr në vitin 2005. Ai përfaqësoi fanellën e kombit të tij në 42 ndeshje me të cilën shënoi 22 gola.

Ai vendosi të mbyllë aventurën si futbollist me Burnley me të cilën luajti 6 ndeshje pa shënuar asnjë gol. Peter Crouch do të mbahet mend si një nga lojtarët anglezë më të frikshëm në luftën në ajër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani