Administrata Trump ngrin fondet federale/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi

Administrata Trump ngrin fondet federale/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi

Donald Trump

Shtëpia e Bardhë ka mohuar ekskluzivitetin e Washington Post dhe mediave të tjera amerikane, sipas të cilave ajo kishte bërë një hap prapa në ngrirjen e fondeve federale. "Mbetet në fuqi", ka deklaruar një zyrtar.

Sipas mediave amerikane, zyra e buxhetit e Shtëpisë së Bardhë kishte revokuar një urdhër për ngrirjen e granteve federale, pasi kjo kishte shkaktuar kaos dhe shqetësim: këtë e zbulonte Washington Post, që kishte siguruar një kopje të një memorandumi të ri.

Në dokumentin e shpërndarë për agjencitë federale, Matthew J. Vaeth, drejtor i përkohshëm i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit (OMB) të Shtëpisë së Bardhë, deklaron se memorandumi M-25-13 i OMB "është revokuar".

Dje, zyra e buxhetit e Shtëpisë së Bardhë kishte pezulluar ndarjen e granteve dhe kredive, bazuar në udhëzimin e presidentit Donald Trump. Vendimi prekte miliona amerikanë dhe projekte të lidhura me energjinë e pastër, ndihmën për shtresat më të dobëta, arsimin në zonat më të varfra dhe organizatat jofitimprurëse.

Në mbrëmje, gjyqtari federal Loren L. AliKhan kishte bllokuar vendimin disa minuta para se të hynte në fuqi.

Sipas një memorandumi të lexuar nga CNN, Vaeth shpjegonte se pezullimi nuk do të prekte pensionet dhe Medicare, sistemin e kujdesit shëndetësor për të sëmurët kronikë, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit. Sipas Vaeth, ky vendim do të shërbente për të fituar kohë dhe për të vlerësuar ligjshmërinë e fondeve federale që do të ndaheshin.

“Administrata Trump po e shkel hapur ligjin duke bllokuar pothuajse të gjitha fondet jetike që mbështesin programet në çdo komunitet të vendit – kishte deklaruar dje senatori Chuck Schumer, lideri i pakicës demokrate – Nëse vazhdon kështu, populli amerikan do të paguajë një çmim të tmerrshëm”. / Repubblica.it/

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Peleshi: Në draft nuk përfshihet votimi me dokumente te huaja, si mund t’i verifikojë KQZ

Vota e diasporës/ Peleshi: Në draft nuk përfshihet votimi me dokumente te huaja, si mund t’i verifikojë KQZ