SOLIDARITET/ Bebe Rexha pritet me lot nga banorët: Do ndërtoj dy shtëpi, e nderuar që jam pjesë e këtij vendi

Disa ditë më parë premtoi se do të vinte në Shqipëri për të ndihmuar disa nga të prekurit nga tërmeti. Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha sot e ka përmbushur këtë premtim dhe gjatë pasdites së sotme ka mbërritur në Shqipëri, konkretisht në Bubq për të ndihmuar banorët që kanë pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit. Bebe ka anuluar të gjitha koncertet e saj muzikore dhe angazhimet e tjera vetëm që të vijë në Shqipëri për të dhënë ndihmën e saj.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka deklaruar se në venat e saj rrjedh gjak shqiptar dhe se nuk do të harrojë kurrë nga vjen, ndërsa ka theksuar se do të kontribuojë në ndërtimin e dy banesave të shkatërruar nga tërmeti. Banesa e parë që dëshiron të ndërtojë Bebe është në Bubq,  ndërsa banesa e dytë e zgjedhur nga ajo për të rindërtuar është në Bizë. Në këtë fshat ajo ka qenë së bashku me Metën.

“Pavarësisht se sa famë kam fituar, pavarësisht ku unë shkoj, kurrë s’do harroj se nga vij dhe që kam gjak shqiptari; e di që jemi të fortë, jemi djemtë dhe vajzat e Nënë Terezës dhe do kujdesemi për njëri-tjetrin. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm , unë e dua vendin tim. Pavarësisht se nga cila sferë e jetës vini është shumë e rëndësishme që të ndihmoni, këta janë vëllezërit dhe motrat tona. Ndaj doja të vija sot, ta ndjeja, ta shihja me sytë e mi, jam e lumtur që jam këtu. Zemra më thyhet i kur shoh këta njerëz. Dua të strehoj dy familje, të krijoja një fondacion për të rindërtuar shkollat, pasi janë shumë të rëndësishme. Kam mbledhur para për dy shtëpi deri tani, ku në fillim do të vazhdoj për familjen Daci. Nuk mundem të rri më shumë, pasi më duhet të kthehem në Chicago për turin muzikor", është shprehur Bebe.

Ndërsa Presidenti Meta ka falenderuar këngëtaren duke thënë se është nder që ajo është shqiptare dhe është silidarizuar me të prekurit nga tërmeti.

"Ka ndryshuar axhendën e saj, dhe ka vendosur zemrën e saj këtu. Për disa nga më të prekurit. Edhe një herë shumë  faleminderit Bebes, për këtë krenari që je shqiptare dhe që je me ne në këto ditë të vështira. Përmes këtij solidariteti do ti përballojmë dhe do ta kalojmë. Faleminderit për kënaqësinë që u dhe këtij komuniteti." tha Meta nga Biza, teksa ishte së bashku me Bebe Rexhën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:02
'Ja na erdhi Viti i Ri, sa jam i gëzuar...', fëmijët në Bizë krijojnë atmosferë prekës gjatë takimit me Bebe Rexhën

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha pas Bubqit ka vizituar fshatin e Bizës, zonë kjo që gjithashtu është prekur nga tërmeti i rënë më 26 nëntor.

Bebe është pritur nga shumë fëmijë të cilët kanë krijuar një atmosferë prekëse, në këtë prag fundvitit që supozohej të ishte periudha më festive për fëmijët por që tërmeti e ktheu në trishtim. Megjithatë fëmijët e Bizës duket se po e marrin veten nga ajo që kanë kaluar. Ata të lidhur dorë për dore kanë kënduar para Bebe Rexhës këngën simbolike të Vitit të Ri.

"Ja na erdhi Viti i Ri, sa jam i gëzuar, por si unë dhe çdo fëmijë pres për të festuar..." dëgjohet kënga e fëmijëve.

Ndërkohë Bebe është prekur shumë nga kjo atmosferë dhe u ka ofruar fëmijëve karamele dhe çokollata. Bebe përveç një banese në Bubq ka premtuar se do të qëndrojë edhe një banesë tjetër në Bizë.

Sipas psikologëve është shumë e rëndësishme që fëmijët t'i rikthehen normalitetit dhe rutinës së përditshme në mënyrë që të ndikojë pozitivisht tek shëndeti i tyre mendor.

Ndërkohë prifti i kishës në këtë zonë është shprehur në një bisedë me presidentin Meta, se Biza ka të paktën 7-8 shtëpi të cilat janë të dëmtuara rëndë.

"7-8 banesa janë rëndë. Cadra dimërore nuk ka. besoj do i sjellin. Edhe njerëzit nuk largohen kanë tokën këtu." tha prifti.

Ora 16:53
Prokurorët mbledhin lekë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka mbledhur në shenjë solidariteti një shumë monetare nga të gjithë punonjësit e saj, prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore dhe punonjës të administratës, shumë monetare kjo që do të shkojë në favor të të prekurve nga tërmeti dhe familjet në nevojë. Gjithashtu një grup punë i ngritur në këtë prokurori po merret me mbledhjen e kontributeve të tjera me qëllim shpërndarjen e tyre tek familjet në nevojë.

Ora 15:30
Vijojnë ndihmat për të prekurit nga tërmeti, Dhoma e Avokatisë dhuron 10 000 euro


6 ditë nga tërmeti i rëndë që goditi Shqipërinë, qytetin e Thumanës dhe Durrësit e gjen në një gjendje të jashtëzakonshme ku çdo ndihma është e nevojshme. Të shumtë kanë qenë ata që kanë dhuruar dhe të shumtë janë ata që po japin ndihma për të prekurit nga tërmeti.

Së fundmi gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se Komiteti Drejtues i Dhomës të Avokatisë mori vendim të ofrojë si ndihmë për dëmet e shkaktuara nga tërmeti në shumë prej 10 000 Euro.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ttttt: 02/12/2019 20:15

    Fol Shqi moj b’’’’’c

    Përgjigju
  • Dauti: 02/12/2019 15:37

    Po Bes karllaku nuk di anglisht?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë