Tërmeti i 26 nëntorit/ AKSHI caktohet si njësi zbatuese për ngritjen e portalit për rindërtimin

Tërmeti i 26 nëntorit/ AKSHI caktohet si njësi zbatuese për ngritjen e portalit për rindërtimin

Foto ilustruese

TIRANE- Këshilli i Ministrave ka caktuar Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), si njësi zbatuese për ngritjen e portalit për rindërtimin dhe financimin e tij nga zëri “Fondi për rindërtim”. Shuma e parave që ky institucion  për shpenzim do të jetë 19 440 360 lekë nga të cilat:

18 360 360 lekë në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm” dhe 1 080 000 lekë, në zërin “Shpenzime operative dhe mirëmbajtje”.

Ndërsa fondet e mbetura të papërdorura, pas përfundimit të procedurave, në zbatim të këtij vendimi do të kthehen në buxhetin e shtetit në zërin “Fondi për rindërtim”.

Vendimi i plote

Vendim për caktimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) si njësi zbatuese për ngritjen e portalit unik qeveritar të procesit të rindërtimit dhe financimin e tij nga fondi i rindërtimit, miratuar në buxhetin e vitit 2020

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nënndarjes “iii”, të shkronjës “b”, të nenit 13, të pikës 3, të nenit 16, dhe të pikës 1, të nenit 38, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

                                                                       V E N D O S I:

1. Caktimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) si njësi zbatuese për ngritjen e portalit unik qeveritar të procesit të rindërtimit.
2. Efekti financiar total prej 19 440 360 (nëntëmbëdhjetë milionë e katërqind e dyzet mijë e treqind e gjashtëdhjetë) lekësh të përballohet nga zëri “Fondi për rindërtim”, miratuar në buxhetin e vitit 2020 dhe të përdoret nga AKSHI, përkatësisht:
a) në masën 18 360 360 ( tetëmbëdhjetë milionë e treqind e gjashtëdhjetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë) lekë në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm”; dhe
b) në masën 1 080 000 (një milion e tetëdhjetë mijë) lekë, në zërin “Shpenzime operative dhe mirëmbajtje”.
3. Fondet e mbetura të papërdorura, pas përfundimit të procedurave, në zbatim të këtij vendimi, kthehen në buxhetin e shtetit në zërin “Fondi për rindërtim”.
4. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja