Tërmeti i fuqishëm në vend/ Rama mbledh me urgjencë ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët në 11:00

Tërmeti i fuqishëm në vend/ Rama mbledh me urgjencë ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët në 11:00

Edi Rama

TIRANË- Pas mbledhjes së qeverisë gjatë mesnatës së djeshme , kryeministri Edi Rama mbledh sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste, bashkë me ministrat dhe krerët e bashkive në orën 11:00.

Në mbledhjen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme me urgjencë, Rama deklaroi se të gjithë strukturat do të jenë të angazhuara në shërbim të qytetarëve. Ai vlerësoi punën e bërë për normalizimin e situatës menjëherë pasi ra tërmeti i fuqishëm.

Mbledhja e qeverisë u shoqërua edhe nga një lëkundje e fuqishme me magnitudë 4.9. Në atë moment e kishte fjalën ministri Sandër Lleshaj i cili ndërpreu për pak fjalën duke ngritur kokën lart. “Po përpiqem dhe unë të mos më lëkundet zëri”, u shpreh Lleshaj.

Kryeministri Edi Rama anuloi udhëtimin për në New York me të marrë vesh lajmin për tërmetin e fuqishëm që tronditi vendin.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)