Tërmeti/ Rama anulon New York-un, mbledhje qeverie në mesnatë: Nuk pati asnjë viktimë, marrim frymë të lehtësuar

TIRANE - Kryeminsitri Edi Rama ka mbledhur me urgjencë qeverinë në orën 23:30 lidhur me tërmetin e fuqishëm që goditi sot vendin tonë. Rama tha se i gjithë sistemi i operimit në këtë situatë të jashtëzakonshme ka vepruar në kohë reale. Kreu i qeverisë u shpreh se situata ishte e jashtëzakonshme, ndërsa shtoi se do të punohet me intensitet dhe kapacitet të plotë. 

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka janë dëmtuar 563 banesa në të gjithë vendin. Ajo tha se dëmet janë modeste, duke veçuar Tiranën dhe Durrësin që kanë pasur dëmet më të rënda.

Mbledhja e qeverisë u shoqërua edhe nga një lëkundje e fuqishme me magnitudë 4.9. Në atë moment e kishte fjalën ministri Sandër Lleshaj i cili ndërpreu për pak fjalën duke ngritur kokën lart. “Po përpiqem dhe unë të mos më lëkundet zëri”, u shpreh Lleshaj.

Kryeministri Edi Rama anuloi udhëtimin për në New York pas lëkundjeve të fuqishme që goditën pasdite Shqipërinë. Rama ndodhej në Frankfurt dhe mori me urgjencë fluturimin për në Tiranë. S

Po nesër në Kuvend, do të mbahet në orën 11:00 një mbledhje emergjente e grupit, në sallën e grupit parlamentar në Kuvend, ku do të marrin pjesë edhe ministrat dhe kryetarët e bashkive.

"Prezenca në këtë mbledhje është e domosdoshme", u ka dërguar një mesazh kryeministri të gjithë anëtarëve që do të jenë në mbledhje. 


Lajmi kryesor:

Shqipëria shkundet nga tërmeti 7.5 ballë, më i fuqishmi në 30 vitet e fundit! Tjetër lëkundje e fortë në mesnatë (VIDEO)


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:56
Rama zbulon telefonatat që mori nga krerët e shteteve mike të vendit tonë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama zbuloi se përveç kryeministrit italian Guiseppe Conte, ai ka marrë telefonata edhe nga presidenti i Francës dhe kancelari i Austrisë.

"Presidenti i Francës, kancelarja e Austrisë dhe shumë të tjerë kanë pyetur dhe janë interesuar. Për këtë i jam shumë falenderuar të gjithëve edhe të gjithë atyre që janë jashtë atdheut dhe gjithë kësaj kohe kanë shprehur gatishmërinë për solidaritet. Duhet të fokusohemi tani tek ata që kanë pëuar dëmtime. Kryeministria i rezistuar tërmetit dhe rikonstruksioni ka bërë punët e vet", u shpreh Rama.

Ora 00:13
Lleshaj: Janë mbi 2000 efektivë policie në gatishmëri... ndjen edhe tërmetin LIVE në mbledhjen e qeverisë (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se janë vënë rreth 2000 efektivë në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Lleshaj tha se është ofruar shërbim ndaj qytetarëve që kanë nevojë për asistencë të çfarë do lloji. 

“Edhe strukturat e Policisë  janë angazhuar që në momentin e parë të tërmetit. Të gjitha strukturat janë ngritur dhe kanë marrë situatën nën kontroll. Të gjitha prefekturat janë në gatishmëri dhe më aktive janë Durrësi dhe Tirana. Aktualisht janë të angazhuar 2200 forca policie dhe ka pasur 1261 telefonata që kanë qenë  për situatën. Është ofruar shërbim ndaj qytetarëve që kanë nevojë për asistencë të çfarë do lloji. Do vazhdojë gatishmëria e gjithë strukturave. Vlerësohet se dëmtimet janë të vogla që nuk justifikojnë një gjendje paniku. Ne të gjithë jemi në këmbë. Të gjithë numrat e policisë janë në dipsozicion. Janë rreth 2000 efektivë në terren", u shpreh Lleshaj.

Por gjatë fjalës së tij është ndjerë një tjetër lëkundje tërmeti në vend. "Se po më dridhet dhe zëri nga lëkundjet”, tha Lleshaj

Ora 00:08
Xhaçka: Tirana dhe Durrësi qarqet më të prekura në tërmeti, ja sa banesa janë dëmtuar (VIDEO)

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se dita e sotme ka qenë e ngarkuar për të gjithë vendin. Ajo tha se dëmet janë modeste, duke veçuar Tiranën dhe Durrësin që kanë pasur dëmet më të rënda.

"E sotmja ka qenë një ditë e ngarkuar për vendin dhe grupet e punës që kanë qenë të angazhuar. Ka qenë një ditë me ankth. Tani që kemi një pasqyrë më të qartë të situatës nga terreni e kemi të qartë që dëmet reale janë shumë më të vogla nga ato që priteshin. Tërmeti që ra sot ishte i madh dhe duke parë përmasat e saj them se kemi qenë me shumë fat që dëmet janë kaq të vogla. Kemi arsye të besojmë se situata është nën kontroll. Ka pasur 105 persona të lënduar. Këto lëndime kanë ardhur si pasojë e situatës së frikës dhe nxitimit për të lënë banesat. Gjëja e fundit për të cilën kemi nevojë është paniku. Në këto momente nuk duhet të veprojmë në panik. Më e keqja është kaluar. Dëmet janë modeste. Por dëme ka pasur. Qarqet më të prekura janë Tirana dhe Durrësi.

-Në qarkun e Tiranës kemi 293 banesa të dëmtuara, 20 pallate të plasaritura,

-Në Durrës 185 banesa me dëmtime, 5 pallate me krisje

-Elbasan- 24 banesa, 3 pallate

-Berat vetëm një banesë e dëmtuar

-Dibër- 17 banesa të dëmtuara

-Fier 4 banesa të dëmtuara, puset e naftër atje janë të padëmtuara.

-Lezhë-  38 banesa

-Vlorë- 1 banesë

Nuk ka raportim për dëme në qarqet e tjera

Kjo është një pasqyrë paraprake e dëmeve. Kemi bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë. Nuk raportohet për dëme serioze.

Ekipet që do të ngrihen duhet të inspektojnë dhe të verifikojnë nga afër çdo rast. Kjo do të nisë nga nesër. Çdo banor mund të shfrytëzojë për strehim qendrat sociale, dhe shtëpinë e pushimit të ushtarakëve në Durrës. Askush nuk mund të parashikojë tërmete. Ne kemi për detyrë të qëndrojmë në gatishmëri. Ky ishte vetëm fillimi. Puna e vërtetë nis tani", tha Xhaçka.

Ora 00:07
Rama nis mbledhjen e qeverisë: Falenderoj bluzat e bardha për gatishmërinë, fatmirësisht nuk pati asnjë viktimë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen për punën e bluzave të bardha. Ai tha se ekipi në të gjithë vendin ka funksionuar në kohë reale. Rama tha se situata ishte e jashtëzakonshme, ndërsa shtoi se do të punohet me intensitet dhe kapacitet të plotë. 

“E bëjmë këtë mbledhje të jashtëzakonshme, sepse  u gjetëm në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të një tërmeti që ka tronditur vendin dhe që ka alarmuar të gjithë njerëzit. Ata që jetojnë në Shqipëri dhe ata që jetojnë jashtë vendit. Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë dhe kjo është një arsye  për të marrë frymë në mënyrë të lehtësuar. Ka pasur persona të plagosur dhe ata kanë marrë ndihmë mjekësore, urojmë që të gjithëve shërim të shpejtë. Do të jemi me kapacitet të plotë. Dua të falënderoj jo formalisht, të gjithë trupën e bluzave të bardha dhe të gjithë trupën e kujdesit shëndetësor për organizmin e mirë për gjatë gjithë orëve pas ngjarjes. Dua të përgëzoj edhe Ogertën e cila meriton një adresim të posaçëm e cila ka ndërgjegjësuar strukturat në këtë rast emergjence dhe ka mbështetur dhe koordinuar të gjithë sektorin. Më vjen mirë që ka funksionuar në kohë real i gjithë sistemi i emergjencave dhe organizimi kapilar në të gjithë vendin.

Edhe përkëtë besoj që vlen të ndjehemitë inkurajuar dhe duke falenderuar të gjithëve për ndjeshmërinë dhe aktivitetin në terren dhe sidomos për koordinimin e informacionit, dëshiroj që, me radhë, edhe për atta që na ndjekin që e kan ë të nevojsme të jenë të informuar, të gjithë ata që kanë për të dhënë informacion janë të lutur për ta bërë këtë”, tha Rama.

xy//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se TikTok do të mbyllet për një vit në Shqipëri, reagon platforma: Presim sqarime! 2 adoleshentët që u konfliktuan nuk kishin llogari te ne

Rama njoftoi se TikTok do të mbyllet për një vit në Shqipëri, reagon platforma: Presim sqarime! 2 adoleshentët që u konfliktuan nuk kishin llogari te ne