Tërmeti/ Prefektja e Qarkut të Tiranë: Urdhëruam ngritjen e 50 çadrave, 110 grupe po punojnë në terren

Tërmeti/ Prefektja e Qarkut të Tiranë: Urdhëruam ngritjen e 50 çadrave, 110 grupe po punojnë në terren

Prefektja e Qarkut të Tiranë, Suzana Jahollari  ka reaguar ne lidhje me tërmetin e fuqishëm që tronditi vendin tonë 5 ditë më parë. Sipas Jahollarit menjëherë pas tërmetit janë ngritur  grupe pune në 5 bashkitë e qarkut të Tiranës për të marrë masa  për evidentimin e dëmeve, vlerësimin e tyre, ngritjen e infrastrukturës dhe logjistikës në ndihmë të këtij procesi dhe banorëve në nevojë si dhe shpërndarjen e ndihmave në qendrat sociale përkatëse.

Në këto kushte, në Qarkun e Tiranës, janë ngritur gjithsej 110 grupe pune, të ndara përkatësisht në 81 grupe në Tiranë, 5 në Kavajë, 15 në Vorë, 2 në Rrogozhinë dhe 7 në Kamëz. Grupet e punës u ngritën menjëherë pas tërmetit. Çdo grupe pune ka në përbërje të tij një inxhinier ndërtimi, urbanist apo arkitekt që po punojnë ende.

Sipas këtij institucioni menjëherë pas tërmetit komisioni i emergjencave dha urdhër për ngritjen e 50 çadrave fushore në zonat e hapura për të pritur popullatën sipas dendësisë, në Njësitë Administrative Vaqarr, Ndroq, Pezë, Selitë, Krrabë, Baldushk, Dajt, dhe Zall-Herr. Po kështu u sigurua gatishmëria e sallave operative me qëllim shkëmbimin e informacionit në kohë.

Sipas Prefektit të Qarkut të Tiranës grupet e punës u janë gjetur pranë banorëve banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti. Kjo ishte dhe një nga prioritete e qeverisë dhe Kryeministrit Rama, që të verifikohej nga terreni banesat e të gjithë të dëmtuarve.

 Informacioni është përpunuar në tabela specifike ku pasqyrohen për çdo ndërtesë në formë të kategorizuar ndërtesa/lloji i ndërtimit dhe kërkesa për ndërhyrje. Gjithashtu një informacion i detajuar është hartuar në lidhje me dëmet e regjistruara.

Prefekti i Qarkut Tiranë, ju kërkon qytetarëve të Qarkut Tiranë, të bashkëpunojnë me grupet e punës dhe të tregojnë durim me procesin e vlerësimit dhe kompensimit, pasi qeveria së bashku me organet e pushtetit vendor janë në mbështetje maksimale të tyre.

Tërmeti i rënë më 21 shtator ishte i magnitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik dhe intensitet 7.5 ballë, 30 km në veri të Durrësit, dhe është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit në orën 16:09

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT