'Ty s'të voton as mamaja jote', Bylykbashi i kundërvihet sërish Dakos: Supermen, po shkon drejt burgut

'Ty s'të voton as mamaja jote', Bylykbashi i kundërvihet sërish Dakos: Supermen, po shkon drejt burgut

Oerd Bylykbashi, deputet i Partisë Demokratike

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i është përgjigjur këtë të shtunë reagimit të kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, përkundrejt akuzave të bëra më parë nga ai vet. 

Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Facebook”, Bylykashi e ironizon Dakun duke e cilësuar si “supermen”. Ai shkruan se reagimi i kryetarit të Bashkisë Durrës nuk është asgjë tjetër përveçse konfirmimi i banalitetit të së keqes që ai përfaqëson. Bylykbashi vijon të shkruajë se lidhja e ngushtë e Dakos me bandat kriminale, blerja e tij e votave dhe mburrja me rezultate të thella, po e çon atë me hapa të sigurt drejt burgut. Deputeti demokrat e përfundon kundërpërgjigjen e tij duke shkruar me ironi se kryetari i Bashkisë Durrës duhet të heqë dorë nga sajesat e tij banale, pasi me to, ai shprehet se Dako nuk shkon dot më larg se sa ka mbërritur.

Banaliteti i së Keqes

Lexova qe dje paska reaguar supermeni! Konfirmim i banalitetit te se keqes qe ai perfaqeson. Po reagon me vulgaritet ndaj kujtdo qe e akuzon per cfare eshte katandisur. Nje reagim halli, fiks si ai i brejtesve para termetit! E te mendosh qe me kete banalitet, pretendon te perfaqesoje model politikani per durrsaket, sepse sipas tij ka mbaruar koha kur votat i mblidhnin politikanet serioze. Sigurisht, ai sot votat i mbledh me "duart e pastra akullore" te krimineleve.‎ E te mos harroje se njesoj si ai, shume vota mblidhte edhe Elvisi i Kavajes, qe ishte denuar per perdhunim ne grup, apo ata fare deputetesh te Rames qe kishin denime per trafiqe. Eh ku eshte katandisur!

Jam i sigurt qe me sistemin e tij kriminal duke ia dhene mbledhjen e votave me koncension bandave kriminale, mbledh shume vota. Por ky nuk kupton dicka, qe eshte ky fiksimi i tij per te dale si Njeriu Merimange ‎qe kacavirret dere me dere per te blere vota e per tu mburrur me rezultatin sa me te thelle, qe po e con me hap te sigurt drejt burgut. Aty ne burg mund te perpiqet ta nxjerre PS edhe fituese me 100%. Po ku e lene te kuptoje realitetin ku eshte zhytur ata "profesoret" e injorances qe i rrine rrotull e i thone sa i zgjuar e i zoti eshte, packa se nuk ka durrsak qe nuk po i plas buza me kete katrahure qe ka katandisur qytetin. Ne fakt nuk behesh dot urbanist kur ngel ne shkolle.

Nuk ka nevoje askush te sforcohet e ta coje ne burg, sepse po shkon vete. Dosjen Nr. 339 e ka plot. E ka rrugen te lire, nuk e ndihmon dot njeri per ta mbajtur jashte, madje dhe shulin e qelise do e mbylle vete mesa duket. ‎Dhe me pas do t'ia hedhin celsat jashte. Pikerisht aty ne fakt, kur te sjellin cigaret do kuptosh sa te duan durrsaket. Fluturo sa te duash me pelerine apo kacavirru ku te duash. Nuk ka rendesi sa shume vota mbledh me kriminele apo leke korrupsioni. Burgu per krime zgjedhore dhe korrupsion nuk pyet per vota e rezultate te thella‎. Vetem nese deri atehere nuk ke ikur ne ndonje vend qe nuk ka marreveshje ekstradimi. Imagjino, nuk eshte ngritur ende SPAK. Atehere do jete edhe me e hidhur se nuk te ndihmon dot Prokurorja e Perkohshme dhe Kryeministri‎!

P.S.: Dhe meqe kur vije deri ne Durres per te shkuar ne gjimnaz te duhej te merrje autobus se e kishe disi larg qytetin per te ardhur ne kembe, dhe qe me sajesa banale nuk shkon dot larg, lexo pak ‎nga historiku i PD i 1991 ne Durres. Nuk te ben dem te lexosh!

Oerd BylykBashi, Deputet i Partisë Demokratike

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bylyk-bashi: 10/11/2018 13:30

    e dime qe fis ekstremisti je Ballist me origjine Kriminel ne gen dhe anti shqiptar ne sua .Me shume se cje nuk ben .Urejtje ke nga populli as gje me teper .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve