Tyga shoqërohet me një vajzë
tjetër, ende i lidhur me Kylie-n

Tyga shoqërohet me një vajzë<br />tjetër, ende i lidhur me Kylie-n
Reperi Tyga është fotografuar pranë një vajze shumë të ngjashme me Kylie Jenner gjatë kësaj jave. TMZ ka mundur të mësojë se 26-vjeçari dhe vajza e identifikuar si Val Mercado, 23 vjeç, kanë nisur të frekuentohen prej disa muajsh tashmë, që pas ndarjes së shkurtër me Jenner pak muaj më parë, madje kanë qenë bashkë edhe gjatë vizitës së Tyga-s në Paris në fillim të dhjetorit.

Val Mercado është aspirante për modele dhe këngëtare dhe Tyga është i interesuar për të…profesionalisht, ose të paktën kështu është shprehur përpara vajzës më të vogël të familjes Kardashian.

Edhe pse Kylie dhe Tyga në fakt nuk janë parë bashkë prej pak kohësh tashmë, thuhet se vazhdojnë të jenë bashkë, por ‘janë fokusuar në karrierat individuale’.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'